Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, ndërsa Julian Meçe është dënuar me 35 vite burg, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Sipas vendimit të gjykatës, të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur ndaj ish-prokurorit, ngjarje e cila kishte tronditur më herët opinionin publik për shkak të natyrës së saj të rëndë dhe të organizuar.
Atentati ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
Makinës ‘Benz’, iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.
Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 24 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.



















