Petrit Vasili: Perralla deshtake e integrimit gjeopolitik dhe 20 pyetje per te “shkretet”, qe e besojne!

Si ne çdo rast kur Edi Rama eshte ne hall shpiket nje perralle propagandistike dhe pompohet fort me ushtrine e mediave te blera prej tij.
Tani perralla me fundit eshte integrimi gjeopolitik, pra Shqiperia do te behet vend anetar i BE jo se e meritojme por se jemi ne nje vend ku gjeografia do te na ndihmoje shume pavarsisht se nuk e meritojme.
❗️Po pse eshte kaq e trashe dhe vulgare nje perralle e tille?
Faktet pa fund na vijne per ndihme.
1.Gjeografikisht a kemi qene perjetesisht keru ku jemi?
2.Po perse kur kjo gjeografia jone gjeopolitike eshte kaq shume cmuar per Europen kemi 35 vjet qe ecim me hapin e breshkes dhe nuk jemi vend anetar i BE?
3.Po perse u deshen dhjete vjet qe te hapen kapitujt qe nga viti 2016 kur eshte marre rekomandimi i pare per hapjen e negociatave?
4.Perse harrohet se edhe rekomandimi i 2016 u mor vetem per hir te votimit me 140 te reformes ne drejtesi, votim qe ishte aksion politik i Metes dhe jo per shkak te Rames?
5.Po perse ndryshe nga anetaresimi qe per shkak vetem te Rames ecen si breshka, liberalizimi i vizave u mor qe 15 vjet me pare, por te mos harrojme se atehere ne pushtet ishte opozita e sotme?
6.Po perse anetaresimi ne NATO nje aksion madhor politik ndodhi qe 18 vjet me pare, por jo me Ramen ne pushtet?
7.Po perse i bihet daulles idiote te integrimit gjeopolitik kur dihet qe Rama e ka zhvlersuar totalisht pozicionin gjeopolitik me asgjesimin de facto te Portit te Durresit dhe korridoreve rrugore qe lidhen me te?
8.Po perse bejne si idiote te dobishem dhe flasin per integrim gjeopolitik, nderkohe qe anetaresimi Malit te Zi eshte tek pragu i deres dhe Serbia eshte ne nje pozicion qe i duhet Europes shume me shume se ne?
9.Po a nuk ka Europa akses te plote ne Shqiperi per çdo gje permes NATOS, sherbimeve inteligjente, Keshillit te Europes dhe mjaft organizmave europiane?
10.Po a ka akses gjeopolitik te plote Europa ne Ballkanin perendimor permes Kroacise, Sllovenise Malit te Zi dhe Greqise?
11.A nuk eshte e qarte qe Shqiperia me qeverisjen mizerabel te Rames e ka zhbere edhe nje fare roli gjeopolitik qe mund te kishte?
12.A nuk ka qene Rama qe me Ballkanin e Hapur luftoi hapur kunder integrimit europian dhe anetaresimit te Shqiperise ne BE dhe kunder procesit te Berlinit?
13.A nuk ka folur Rama hapur kunder Europes dhe e ka shantazhuar ate, duke guxuar te ngrinte lart Kinen dhe Rusine?
14.A nuk ka qene Rama qe ka deklaruar idene e gjysem anetaresimit te Shqiperise pa te drejta te plota?
15.A eshte ngritur ne kembe Parlamenti Europian, nga ku lind edhe BE, kunder veprimeve te Rames me Rezoluta te njepasnjeshme te votuara me mbi 80% te votave?
16.A ka folur publikisht dhe qarte BE per anetaresim te Shqiperise vetem permes merites dhe realisht po e ben kete?
17.A eshte quajtur Shqiperia narkoshtet, lavatriçe e pastrimit te parase dhe vendi me i korruptuar i Europes?
18.A pranohet ne BE nje vend qe nuk ben zgjedhje te lira por qeveria i vjedh?
19.A eshte ne Shqiperia ne Raport Progreset e Europes dhe te Departamentit te Shtetit nje vend me probleme shume shume te renda nga narkotrafiku deri tek asgjesimi i shtetit ligjor?
20.A e harruat se sa dhjetra probleme ka vene si kushte per Shqiperise IBAR- i tani me se fundi, ne te kundert te qendrimit ultrapozitiv per Makin e Zi?
Logjika e gjerave eshte kaq e qarte, po te ishte kaq e vyer, unike dhe e pavendesueshme gjeopolitika e Shqiperise do te kishte ndodhur, por ja qe s’ka ndodhur.
Edhe ate pozicion gjeopolitik, qe mund te kishim Rama e ka shitur ne Lindje ndaj edhe e ka zhvleresuar teresisht edhe si oportunitet.
Ndaj perralla e integrimit gjeopolitik, qe vjen nga lart si dhurate dhe kjo ndodh vetem me Edi Ramen, sigurisht i sherben vetem ketij te fundit dhe karriges se tij, por kush e beson ose eshte totalisht budalla ose me keq akoma eshte i shantazhuar prej Rames ose pret ndonje kocke prej tij.
Sigal