Hafizi: Shqiptarët i ka mbërthyer stresi, të pashpresë për të ardhmen

442
Sigal

Deputetja e sapo
larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi është shprehur se vendin e ka
mbërthyer mungesa e shpresës. “Kam kaluar dy ditë inkurajuese mes qytetarësh
vlonjatë e gjirokastritë, të cilët kërkojnë, mbështesin e frymëzojnë forcën
tonë të re politike. Kam takuar mësues e gazetarë, pedagogë e nxënës,
sipërmarrës biznesi, të rinj e pensionistë, profesionistë të lirë, njerëz të
punës së ndershme, qytetarë të thjeshtë e pa histori politike, burra e gra që e
neverisin politikën si trampolinë përfitimi vetjak”, shkruan Hafizi në Facebook
një ditë më parë.

 

“Kam shkëmbyer ide për
aksion me shqiptarë që sfidojnë pesimizmin e mungesën e shpresës që na ka
mbërthyer, me vizion e besim për të ardhmen e këtij vendi, me miq që e
refuzojnë këtë klasë politike, këtë sistem të degraduar që në dekada ka penguar
progresin e Shqipërisë. Kam ndarë qëllimin dhe parimet kryesore të Nismës sonë
me qytetarë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një lëvizjeje politike
njerëzish të lirë e të barabartë, lëvizjeje politike që ve Shqipërinë mbi
Partinë”, tha deputetja, e cila është bërë pjesë e nismës së re politike të
iniciuar nga Ben Blushi.