Monika Kryemadhi në Arlington, dorëzon relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar

672
Sigal

Gjatë vizitës time në SHBA, të premten më datë 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës disa relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar. Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës Masafra me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës.

 

Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virginia. Më shumë se 800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme.