Kryeministri  Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë. Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut duke  publikuar në rrjetet sociale një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në përfundim të samitit. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën ku me shumë punë e durim e paimagjinueshmja u bë e mundur.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë. Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i ardhshëm i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri.Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në përfundim të samitit në Ankara, teksa thekson se pas viteve me shumë punë e durim të madh e paimagjinueshmja bëhet e mundur.

NOA

 Kryeministri Edi Rama njoftoi në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë.“Si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri? E po ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që Samiti i ardhshëm do jetë në Tiranë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Samiti në Ankara bashkoi udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si edhe partnerë kryesorë të Aleancës, ku u shqyrtuan çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e investimeve në mbrojtje, modernizimin ushtarak dhe koordinimin e politikave të sigurisë.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu kapaciteti mbrojtës i Europës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për të kontribuar në forcimin e sigurisë kolektive dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta të Aleancës.

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Rama: Moment krenarie, u bë i mundur pas shumë vitesh punë dhe durim

 

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i ardhshëm i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri.

Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në përfundim të samitit në Ankara, teksa thekson se pas viteve me shumë punë e durim të madh e paimagjinueshmja bëhet e mundur.

“Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

Më herët gjatë një konference për mediet në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm Mark Rutte njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizohet në Shqipëri.

Rama ndodhet në Ankara, ku merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

 

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, Hoxha: Mund të mbahet në 2027-ën, kemi nisur përgatitjet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ishte i pranishë së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, e cilësoi mbajtjen e samitit të ardhshëm në Tiranë një moment të veçantë për Aleancën edhe për Shqipërinë.Në një intervistë për TCh, Hoxha theksoi se “erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje”.

“Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe të tjera hibride. Mënyra e shpalljes së mbajtjes së samitit në Tiranë është fryt i një pune të të gjitha institucioneve tona. Është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor për këto vite. Një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla. Është një lajm i paralajmëruar”, theksoi Hoxha.Ministri Hoxha u shpreh se “aleatët kanë vendosur që për samitin e ardhshëm të vazhdojnë bisedimet për kohën e përshtatshme. Mund të jetë për vitin 2027, por edhe për vitin pasardhës. Gjithsesi, ne do të jemi gati. Kemi nisur përgatitjet dhe synojmë të jemi në nivelin e duhur. Kemi ngritur një task-forcë, e cila ishte edhe në Ankara për të fituar eksperiencë dhe për të qenë sa më të përgatitur”.