Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës, detyrim ndaj qytetarëve

Forum në Telegraf: Kanye West dhe tre raste para tij. Reagojnë: Ermelinda Meksi, vetem hetimi ligjor garanton çdo vendimmarrje që prek fondet publike. Dr.Zef Preçi: Keq-qeverisja, një faturë që i rëndon të gjithë dhe shuan shpresat për ta bërë Shqipërinë më të jetueshme, nga Air Albania, Satelitët tek Mira Murati. Analisti Mentor Kikia: Unë nuk jamë dakort ! Kryeministri Rama: Koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe shitja e biletave

Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës: detyrim ndaj qytetarëve

Sigal

Ermelinda Meksi

 Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye Ëest me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e “nevojës” dhe “urgjencës” për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.

Publikimi i këtij akti e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj vendimmarrjeje, si dhe mbi arsyet që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.

Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike.

Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.

Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës

Kanye West dhe tre raste para tij…

Keq-qeverisja, një faturë që i rëndon të gjithë dhe kështu shuan shpresat për ta bërë Shqipërinë më të jetueshme

Dr. Zef Preçi

Akti Normativ i javës që shkoi përmes të cilit vendosë 4 milione euro për të bashkë-financuar stadiumin e përkohshem ku do të mbahet koncerti i West është nul sepse është ndërmarrë në shkelje të ligjit.

Rasti i Air Albania

Air Albania u lançua në 2018 si “krenaria shqiptare e qiejve” — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), investitorit privat MDN Investment (41%) dhe ALBcontrol (10%). Rama e promovoi si hapje strategjike drejt tregut ndërkombëtar të aviacionit, me premtime për fluturime transkontinentale dhe rritje të turizmit. Në kulmin e saj, kompania arriti 18% të tregut në 2021 dhe u rendit operatori i dytë pas Wizz Air. Kontributi i saj ekonomik mbeti i kufizuar: tregut i solli pak konkurrencë dhe ndihmoi disi në diversifikimin e lidhjes Tiranë-Stamboll, por nuk realizoi asnjëherë fluturimin e premtuar ndërkontinental. Problemi qendror ka qenë mungesa totale e transparencës.

Air Albania u lançua në 2018 si “krenaria shqiptare e qiejve”, por kontributi i saj ekonomik mbeti i kufizuar: tregut i solli pak konkurrencë dhe ndihmoi disi në diversifikimin e lidhjes Tiranë-Stamboll, por nuk realizoi asnjëherë fluturimin e premtuar ndërkontinental. Ndërkohë, pjesa e tregut u tkurr pasi Wizz Air dhe Ryanair sunduan tregun me tarifa të ulëta.

Air Albania nuk depozitoi asnjëherë bilanc në QKB dhe nuk u auditua asnjëherë. Shifrat dolën nga dokumentet zyrtare të Turkish Airlines: humbje operative prej rreth 52 milionë dollarësh nga 2019–2024, plus 53 milionë dollarë detyrime të papaguara ndaj partnerit turk — një “gropë” totale prej mbi 105 milionë dollarësh. Ndërkohë, pjesa e tregut u tkurr nga 18% (2021) në 3.4% (2024) dhe 2.33% (2025), pasi Wizz Air dhe Ryanair sunduan tregun me tarifa të ulëta. Në nëntor 2025, Turkish Airlines njoftoi shitjen e 49%-it të saj; në dhjetor 2025, Autoriteti i Aviacionit Civil pezulloi licencën. Ironia e madhe është se gjatë gjithë kësaj kohe tregu i fluturimeve shqiptare shënoi rekorde: 11.6 milionë pasagjerë në 2025, rritje 8.7% krahasuar me 2024. Por kjo rritje u drejtua tërësisht nga kompanitë e huaja me kosto të ulët. Qeveria po tenton sot ta shpëtojë kompaninë, por borxhet janë të paqarta, askush nuk di kush do t’i marrë përsipër, dhe çdo ringritje do të kërkonte subvencione masive shtetërore — pikërisht kundër logjikës së tregut të hapur që premtoi nisja e saj.

  • Rasti i Satelitëve

6 Milionë Dollarë Në shtator 2022, qeveria nënshkroi kontratë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Satellogic USA për dy satelitë (“Albania 1” dhe “Albania 2”), me pretendimin se do të monitoronin territorin dhe do të luftonin ndërtimet pa leje. Çdo satelit kalon mbi territorin shqiptar çdo 6 orë, duke ofruar rifreskimin e hartës 4 herë në vit. Kontrata u zgjat me 11 muaj shtesë në janar 2026. Çfarë ndodhi me ndërtimet paligjshme? Rezultate konkrete nga monitorimi satelitor nuk janë publikuar. Paradoksi mbetet i qartë: legalizimet vazhdojnë të shërbejnë si instrument elektoral — duke dhënë “amnesti” ndaj ndërtimeve paligjshme pikërisht para fushatave, ndërkohë që satelitët financohen gjoja për t’i luftuar ato.

  • Rasti i “Dhuratës” për Mira Muratin: 10 Milionë Dollarë

Në prill 2025, kryeministri Rama njoftoi se qeveria shqiptare do të bëhej bashkëfinanciuese e startup-it “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati — me një vlerë prej 10 milionë dollarësh (rreth 1 miliard lekë). Fondet u morën nga të ardhurat e pasurive të sekuestruara dhe u kanalizuan nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare. A ndryshoi tregu i IT pas këtij investimi? Sipas një studimi të AADF (dhjetor 2025), tregu vendas i IT karakterizohet nga mungesë talentesh, veçanërisht në zhvillim softueri, siguri kibernetike dhe AI. Investimet qeveritare drejtohen kryesisht drejt prokurimit publik dhe platformës e-Albania, jo drejt ndërtimit të kapaciteteve lokale private.

Çfarë mori Shqipëria konkretisht? Asnjë deklaratë zyrtare për transferim teknologjik, vende pune apo pilot-projekte publike nuk ka dalë deri më sot. Ekspertët kanë theksuar se investimi duhej kushtëzuar me angazhime të qarta ndaj sektorit të arsimit dhe tregut lokal të teknologjisë. 4) Rasti i Kanye Ëest (Ye): 4 Milionë Euro Nga fundi i 2024 deri në 2025, Ye shpërthen me një seri deklaratash hapur antisemite në rrjetet sociale. Agjencia e talenteve e braktis dhe ndaj tij ngrihen disa padi — ndër të tjera nga një punonjëse e dikurshme hebreje që pretendon diskriminim fetar, ngacmim seksual dhe largim nga puna si hakmarrje. Në mars 2026, gjykata e detyron të paguajë 59.25 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në janar 2026, Ye boton një letër falje me faqe të plotë në Ëall Street Journal, ku i atribuon veprimet e tij dëmtimit të trurit dhe problemeve mendore. Albumin e ri “Bully” e lançon në prill 2026 — me debutim në vendin e dytë të Billboard 200.

Ndërkohë Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen, ndërsa në Holandë gjykata refuzoi ndalimin e koncerteve pas padisë nga organizatat hebraike. Paradoksi mbetet i hapur: artistikisht dhe komercialit ende i fuqishëm — moralisht dhe ligjërisht i rrethuar nga të gjitha anët.

Sipas mendimit tim, Akti Normativ i javës që shkoi përmes të cilit KM Rama vendosi 4 milione Euro për të bashkë-financuar stadiumin e përkohshem ku do të mbahet koncerti i West është nul sepse është ndërmarrë në shkelje të ligjit.

Fondi i rezervë i buxhetit të shtetit përdoret vetëm në rrethana të veçanta të përcaktuara nga ligji dhe aktet nënligjore. Rrethanat kryesore kur mund të aktivizohet fondi jane si vijon:

  1. a) Për nevoja të papritura, urgjente dhe të jashtëzakonshme që nuk mund të parashikohen në planifikimin vjetor të buxhetit.
  2. b) Për të përballuar katastrofa natyrore (tërmete, përmbytje, zjarre të mëdha) dhe emergjenca të tjera të shëndetit publik.
  3. c) Për sigurimin e funksionimit të shërbimeve publike të esenciale kur mungojnë burime të tjera të menjëhershme.
  4. d) Për pagesa të domosdoshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, kur nuk mjafton buxheti i planifikuar.
  5. e) Për t’u përgjigjur ngjarjeve të paparashikuara që rrezikojnë stabilitetin financiar ose ekonomik, sipas vendimit të autoriteteve kompetente. Shpenzimet duhet të shërbejnë për qëllimin urgjent dhe të dokumentohen; zakonisht kërkohet raportim dhe miratim parlamentar ose auditim më pas. Dmth fondi nuk mund te përdoret për shpenzime rutinë ose per politike afatgjata zhvillimi.

Gjithashtu ne legjislacionin tone ka kufizime në lidhje shumën dhe qëllimin e përdorimit; disbursimet zakonisht mbikëqyren nga institucione perkatese. Në kushtet kur mungon argumentimi per nevojën dhe per emergjencën e këtij shpenzimi buxhetor (njoftimi për koncertin është me 30 Prill) një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt normativ. Në përfundim, personalisht mendoj se kështu nuk duhen shpenzuar taksat e shqiptarëve. Ja pse mijëra qytetarë dhe bashkatdhetarë që jetojnë jashtë protestojnë në sheshet e Tiranës prej gjashtë javësh. Keq-qeverisja, siç tregojne rastet e mësiperme dhe qindra të tjerë si këta, janë një faturë që i rëndon të gjithë dhe kështu shuan shpresat për ta bërë Shqipërinë më të jetueshme.