Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kritikuar ashpër qëndrimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, pas deklaratave të bëra në krah të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Shehu e cilëson qëndrimin e Zelenskyt si një “gafë politike” dhe “të papërshtatshëm”, duke argumentuar se paralelizmi me integritetin territorial të Serbisë bie ndesh me realitetin historik të Kosovës dhe me vetë përvojën e Ukrainës përballë agresionit rus.
Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “pa përshtatëshmë” krah Vucic.
Në lidhje me Pavarësinë e Kosovës ai tha:
“Ne respëktojmë integritetin territorial të partnerëve tanë, respektojmë të drejtën ndërkombëtare, prandaj qëndrimi ynë lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ne gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar.”
Kështu ai e konsideron Kosovën edhe një cështje të lidhur me “integriterin territorial” të Serbisë, që do të thotë pjesë të saj, pikërisht ashtu si Putin konsideron Ukrainën!
Pra problemi nuk qëndron vetëm te “shpallja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës”, sic ai e vlerëson, por dhe te integriteti i Serbisë, çështje këto për të cilat, sipas tij, “Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim”.
Gjykoj se Zelensky duhet të kishte evituar një përgjigje të tillë të “ashpër”, krejt jashtë realitetit e të vërtetës historike, në mbështetje të Serbisë.
Së pari sepse besoj se ai tashmë e ka kuptuar qartë cdo të thotë të pushtohesh e të pësosh genocid, siç po ndodh në Ukrainë nga Rusia e siç ka ndodhur në Kosovë nga Serbia.
Cdo të thotë të kesh qënë i pushtuar në BS si Ukraina, nën sundimin e Rusisë, sic ka qenë edhe Kosova në Jugosllavi nën Serbinë, shumë ngjashmëri!
Gjithashtu Zelensky, jam i bindur se njeh faktin, që Kosova u mbështet ushtarakisht nga NATO, ShBA etj për tu çliruar nga Serbia, sic po ndodh dhe sot në përpjekjet për të shpëtuar Ukrainën nga Rusia, partner e aleat i fortë kjo me Serbinë.
Historia përsëritët!
Po kështu Zelensky besoj e di që pavarësinë e Kosovës e deklaroi Presidenti Bush në Tiranë e sot njihet nga 111 shtete te OKB, BE, NATO etj, pra nuk është “shpallje e njëanëshme”, siç ai e konsideron “gabimisht”.
Ndërkaq Zelensky duhet të kujtojë se Shqipëria, por edhe Kosova, u reshtuan qartazi, që ditët e para në krah të Ukrainës, popullit të saj të agresuar nga Rusia, i ngjashëm ai me agresionin Milloshevician në Kosovë!
Gjykoj se Zelensky duhet të ishte më i kujdesshëm për këtë temë tejet të rëndësishme jo thjesht të të drejtës edhe ndërkombëtare, të vërtetës, njerëzore, morale e vlerash, por dhe për të mos krijuar diskordanca me ato shtete, që luftuan për pavarësinë e Kosovës.
Dhe që sot po për ato motive themelore po “luftojnë” për Ukrainën!
Për këto e të tjera motive e konsideroj një “gafë” politike atë deklaratë krah Vucic!
Shpresoj të ketë qenë një “lapsus”!




















