U vra me kallashnikov, identifikohet viktima në Korçë! I riu pjesë e Forcave të Armatosura, tentoi t’i shpëtonte autorit

Është zbuluar identiteti i të riut i cili është vrarë ditën e sotme me armë zjarri, dyshohet kallashnikovë, në Korçë.

Mësohet se viktima është Joan Zuko, rreth 20-vjeç, pjesë e Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Sigal

Në tentativë për t’i shpëtuar autorit, Joan Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur brenda ambienteve të pallatit, ku edhe e ka qëlluar me armë për vdekje.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori, mësohet se është person me precedentë penalë, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Ndërkohë, ai është identifikuar nga policia, e cila vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur edhe postblloqe policie, ndërsa kontrollet po vijojnë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.