Korçë, zjarr në një banesë, vdes nëna dhe 2 fëmijët

425
Një zjarr i rënë në banesë ka shkaktur vdekjen e një nëne dhe 2 fëmijëve të saj në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të së enjtes në afërsi të Liceut. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën Esmeralda Cicani 52 vjeçe dhe dy fëmijët e saj Kristina Cicani 20 vjeçe dhe djali Tedi Cicani 18 vjeç. Të tre viktimat po flinin bashkë në katin e parë të banesës kur ra zjarri.
Zjarrfikëset të cilat kanë shkuar në vendngjarje kanë arritur të nxjerrin trupat e 3 viktimave. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Dyshimet e para janë se nëna dhe 2 bijtë e saj kanë gjetur vdekjen nga asfiksia.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë, që mori 3 jetë të pafajshme.
Sigal