Bombardime në Bagdad, 26 persona të vrarë dhe 58 të plagosur

393
Autoritetet irakiane kanë thënë se disa makina bombë kanë shpërthyer pranë tregjeve, kryesisht në qarqet e Bagdadit të banuara me shiitë, duke vrarë 26 persona dhe plagosur 58 të tjerë. Sulmi i parë ka ndodhur në lagjen Al-Bayaa, ku janë vrarë 18 persona dhe janë plagosur 36 të tjerë.
Sulmi i dytë ka ndodhur në orët e vona të 22 korrikut, në Al-Shaab, lagje në verilindje të Bagdadit. Policia ka njoftuar se 8 persona kanë humbur jetën ndërkaq 22 janë plagosur. Këto sulme vijnë një ditë pasi 19 persona u vranë gjatë një vale të bombardimeve të lagjeve të Bagdadit të banuara me shiitë.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Zonat e banuara me shiitë dhe forcat qeveritare irakane shpesh janë cak i sulmeve të grupit militant Shteti Islamik
Sigal