KE: Hungaria të forcojë ligjet anti-korrupsion

431
Ekspertë të Këshillit të Evropës thonë se Hungaria duhet të forcojë ligjet e anti-korrupsionit, duke përfshirë rregullimin e kontakteve ndërmjet ligjvënësve dhe lobistëve si dhe kufizimin e imunitetit të zyrtarëve publikë.
Raporti i sotëm i publikuar nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit bën 18 rekomandime, duke përfshirë thirrje për trajnimin e deputetëve dhe gjyqtarëve në aspektin etik. Ai rekomandon që posti i Prokurorit të Përgjithshëm të kufizohet në vetëm një mandat, për të rritur pavarësinë nga ndikimi politik.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland i bëri thirrje Hungarisë të zbatojë rekomandimet, duke thënë se “lufta kundër korrupsionit është thelbësore për të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës.”
Sigal