Një 20-vjeçar, pjesë e Forcave të Armatosura, është vrarë me armë zjarri në Korçë, ndërsa dinamika paraprake tregon se autori e ka ndjekur deri brenda një pallati. Viktima është Joan Zuko.
Sipas informacioneve të para, ai nuk banonte në zonën ku ndodhi ngjarja. Në përpjekje për t’i shpëtuar autorit, 20-vjeçari ka hyrë në një pallat. I dyshuari e ka ndjekur dhe e ka qëlluar brenda ambienteve të godinës.





















