Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Korçë, raportohet se i riu u qëllua me kallashnikov! Autori në kërkim

Një vrasje më armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 14 në qytetin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se dyshohet për një viktimë, rreth 20-vjeç, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

Sigal

Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja pas sulmit ndaj të riut dhe është shpallur në kërkim.

Ende nuk dihet motivet dhe personat e përfshirë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.