Në histori dhe luftrat e saj kanë zënë vend jo pak marrveshje, mosmarrveshje, ultimatume apo aleanca të shpallura e të fshehta, të cilat krijojnë një interes të shumfishtë, po aq edhe delikat paslufte. Nuk shfaqet si e vërtetë idea se lëvizja e rezistencës antiataliane në Shqipëri, ka pasur ngjyra patriotike, si edhe dihet rëndom nga histroriografia jonë e mbrapshtë propagandistike mbi shumë gjenerata, pasi shkaku i vërtetë ishte ai i dominimit ekonomiko-politik afatgjatë të një klike më shumë anarkiste, se të majtë, e cila po i afrohet ngadalë fundshekullit. Duhet pranuar se inferioriteti popullor e kombëtar, ku i justifikuar si vend i vogël, ka kaluar në gjenezë tek ne edhe sot ndaj ndërkombëtarëve, kur gjithfarë lloj interesash të tyre na përdorin si vend pa zot. Kjo duke mos lejuar te krijohet asnjëherë një kolonë vertebrale interesi kombëtar, por mbetur në masën shformuese të një amebe që pret trajtën e një koniukture të caktuar të “Mëdhenjsh” Por pyetja se kjo është trashëgimi, apo fenomen mode politike botërore, i mundon shumë njerëzit. Për të parën merret modeli i heronjve, kushdo qofshin, ndërsa për të dytën klasat politike të kujtdo kalibri nuk kanë qënë të afta të nxjerrin vendin nga vështirësitë në kthesat historike, mjaft të kujtojmë ironinë e të madhit Sharl dë Gol; “Politika është çështje tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve!” I tillë është rasti i domosdoshëm, por aq edhe delikat me emër “Marrveshja e Mukjes”, një ide bashkuese mes nacionalistëve (Balli Kombëtar dhe Legaliteti) nga njëra anë dhe nga ana tjetër e Frontit Nacional-Çlirimtar që udhëhiqej nga komunistët, për të krijuar një lëvizje të përbashkët rezistence në Shqipëri. Si gjithmonë këtë e kërkonin ndërkombëtarët aleatë antigjermanë, ata britanikë ku shqiptarëve do tu vendosnin rregulla loje në funksion të interesave të tyre si fitues të së nesërmes. Por së pari në një marrveshje mes dy njerëzve, jo më guerilasve brenda një lufte kjo, dorëzohen aksionet e secilës palë, ku prevalon interesi kombëtar dhe ai i programor i shumicës paslufte. Dhe britanikët këtë lojë e kishin filluar me misionet e tyre në Ballkan e Shqipëri qysh më 1942, dhe me goditjen fatale në Stalingrad po mendonin për të vendosur mbështetësit e tyre në pushtet, për zona influence paslufte.
Duhet parë domosdoshmërisht cila ishte situata ushtarake e luftarake e shqiptarëve, si dhe programet e tyre, pasi kjo e fundit po lëvizte me shpejtësi. Shkak ishte bëtë “Karta e Atlantikut” ku dy liderët aleatë, amerikani Rosvelt dhe britaniku Çurçill nuk kishin dalë pa gjë nga takimi i tyre i Nju Faunlendit, ku për hir të së vërtetës Rosvelt kërkonte ta lidhte Britaninë me qëllime konkrete lufte, ndërsa nga ana tjetër Çurçill i dëshpëruar për të marrë mbështetje po konkrete mbi përpjekjet e tij të luftës. Deklarata e tyre e bërë më 14.8.1941, e parë me kujdes pasi kishte peshën e një traktati paslufte, u publikua zyrtarisht më 1.1.1942; “1-Asnjë zgjerim territorial, 2-Asnjë ndryshim territorial i bërë kundër dëshirave të popullit (vetëvendosje), 3-Rivendosja e vetëqeverisjes për ata që janë të privuar prej saj, 4-Zvogëlimi i kufizimeve tregtare, 5-Bashkëpunimi global për të siguruar kushte më të mira ekonomike dhe sociale për të gjithë, 6-Liri nga frika dhe skamja, 7-Liria e deteve, 8-Braktisja e përdorimit të forcës dhe 9-Çarmatimi i kombeve agresore.

Kjo do të shërbente krahut nacionalist për problemin e Kosovës (pika 2), se sipas urdhërave jugosllavë komunistët u shprehën për status-quo (kufijtë aktualë 1913). Forcat politike dhe ushtarake në Shqipëri paraqitnin një tablo tejet komplekse, për arsye që të strukturës së ngritur edhe nga ndikimi i interesave të huaj; Partia Komuniste Shqiptare (PKSH), e cila udhëhiqte Frontin N-Ç, një krijesë sllave, madje për moskoordinim veprimi shqiptarësh e udhëhiqnin sllavët prej krijimit 8-14.11.1941, Balli Kombëtar, krijesë shqiptare, antimonarki, me program nacionalist, por çuditërisht liberal dhe Legaliteti, disa mbetje të mbështetësve të mbretit Zog, në zona veriore.
Duke e filluar nga ky i fundit, që i merrte udhëzimet nga mbreti Zog, Londër, lëvizjet janë nga më të çuditëshmet, por njëkohësisht edhe më fatalet. Po mbreti vetë nga i merrte udhëzimet? Duke parë afrimin e kapitullimit italian dhe përgatitjen e Komandës Aleate të Mesdheut për hyrjen në Italinë e boshatisur nga fronti grek, mreti Zog kërkoi takim me Foreign Office-n (Min Jashtme Brit) qysh në Maj 1943, dhe pas pritjeve në fillim të Qershorit 1943, ku ai kërkoi mbështetje për rivendosjen në fron, pasi kish ikur me agresion nga Shqipëria, britanikët nuk e aprovuan, por e kushtëzuan duke e urdhëruar që të bashkpunonte me shtabin ushtarak të rezistencës (së majtë komuniste), që do të krijohen së shpejti në Shqipëri. Qëllimi i vërtetë u zbulua menjëherë kur mbreti pranoi dhe ishte shmangja e tij nga pushteti i nesërm; “Qeveria Britanike deklaron se populli shqiptar do të zgjedhë vetë dhe lirisht regjimin dhe formën e qeverimit që do të dëshirojë dhe do ti duket më i mirë..” (F.Office, London, 1943) Pasoja ishte groteske, pasi më 10.7.1943 në shtabin ushtarak komunist (ngritur nga britanikët në Labinot) bënin pjesë mbretërorë dhe komunistë bashkë.
Balli Kombëtar si organizatë përbënte një konglomerat të vërtetë, megjithëse si nacionalistë gëzonin mbështetjen patriotike, ushtarakisht kishin ndjekur modelin e Luftës së Vlorës 1920, me çeta mbrojtëse në çdo fshat e deri krahinë, në një shifër të madhe prej 30 mijë trupa, krejt e pamundur të ndërmerrnin veprime operacionale, që nuk ishte qëllimi i tyre fillimisht. Tre grupe të mëdhenj kërkonin revansh, ai i Vlorës me Hysni Lepenicën, ai i Mallakastrës me Kadri Cakranin, dhe një grupim i Shqipërisë së Mesme e Korçe me dy fraksione. Organizata ishte drejtuar nga politikanë, ku shumica ishin gjyqtarë të lartë dhe në krye një njeri sentimental (ai qante për vrasjen e çdo shqiptari- H.Këlcyra, 2011), Mit’hat Frashëri, ngjasonte disi në filozofi nga xhaxhai i vet Sami Frashëri, patriot, gjuhëtar e gazetar, por në përballje me të huajt, nuk e kishte staturën e të atit Abdyl Frashëri.
Fronti Nacional-Çlirimtar ishte më i errëti në përbërje, pasi PKSH-ja kish hedhur në dorë çetën e Pezës drejtuar nga Myslim Peza, i dërguar dhe ky nga Beogradi, kish vëndosur si përfaqësues elementë popullorë edhe me kulturë, probritanikë (Gjinishi, Peza dhe Stërmilli), por emisarët jugosllavë krijues të PKSH Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha diktonin në çdo gjë, madje edhe brenda formacionit të parë luftarak përgatitur me armë angleze, Brigadën 1, me formacion sa të një batalioni në fakt 550 trupa, drejtonin luftën duke u fshehur nën emra shqiptarë i pari Ali Gostivari, i dyti Sali Murati.
Meqënëse ishte luftë dominimi i trupave ishte domethënës (si sot në paqe shumica në parlament), por në një modesti, gërshetuar me frikë përgjegjësie nacionalistët e Ballit pranuan të jenë të barabartë përpara fuqisë ushtarake inekzistente do ta quaja të frontit (veç brigadës që u krijua ato ditë, kishte dhe disa çeta kryesisht në Jug) ndërsa Abas Kupi i Legalitetit i kishte inkuadruar trupat tashmë në Shtabin Komunist.
Çdo fëmijë në këtë lojë lufte fut në punë matematikën, e cila për kohën nuk e bëri detyrën edhe në mendjet e intelektualëve. Nuk mund të dikutosh Sharl dë Gol a ka pasur plotësisht të drejtë.. Një tjetër fëmijë firmëtari pavarësie Ihsan Abdi Toptani, ofroi vendin dhe organizimin qysh në takimin e parë më 26.7.1943 në Tapizë, ku dukej hapur se ndikimi i tij tek krerët e Ballit si “njeri i englezëvet” ishte i padiskutueshëm. Nga grupi i Mallakastrës bënte pjesë ushtaraku Kadri Hajredin Cakrani, bir firmëtari pavarësie dhe ky. Në kujtimet e tij tejet interesante, si një çelës i të vërtetave të varrosura, ai zbardh bisedat, debatet, edhe qëndrimet edhe strategjitë në koniukturat e krijuara, një qartësi mendimi që në të vërtetë konturojnë qëndrimin proaleat dhe progjermanik të nacionalistëve në raport me fatin e kombit. Nga që grupimet e tjerë nuk kanë këtë peshë dhe janë të unifikuar Front-PKSH dhe Legalitet-Mbret, pjesmarrësi nacionalistëve të Ballit i bën analizën më të ftohtë në kohë, duke u treguar krerëve se vendimi, që sot e quajmë ide mrekulluese, ishte vetëm një iluzion;“Mit’hati (Frashëri) me Ali Beun (Këlcyra) biseduan mënjanë përjashta me mua. Po më sqaronin se me këtë situatë befas, Englezët mund të bëjnë zbarkim, dhe duhet që këtu të gjejnë si ndihmë një luftë, dhe jo të ndarë, prandaj po bëjmë gati pikat e marrë veshjes. –Kush janë këta, pyeta i qetë, ndërsa Mit’hati pa nga Ali Klissura. -Për Englezët po pyet? -Aha, janë të bijtë e atyre të kufijve të 913-s do më thoni, apo e kam gabim! Im atë Hajredin Beu, se mos nuk e njeh Mit’hat Bej, më kanë thënë që i vogël se këtë Shqipëri, hiq kockat t’ona që i lamë aty, e kemi nga Austrija dhe Gjermanija! Ky është amanet i tim eti! Englezët janë përgjegjës për atë Shqipëri që është lënë jashtë! -Englezët dhe Aleatët janë fitonjësit e nesërm, tani që Boshti është thyer, prandaj si flet kështu për bashkë punimin me t’a? –Nuk po kuptoj një gjë, bashkë punim i ynë me ta, apo ata me ne?! –Nuk ka rëndësi kjo, rëndësi ka që ata kërkojnë bashkim dhe luftë, që të kryhet zbarkimi Aleat. Mit’hat Beu po i nxirrte fjalët me hope, gjë që tregonte se ishte nxehur, ndërsa Ali Klissurës që nuk i pushon goja, i ishte mbyllur. –Ne ç’hyjmë në këtë mes? Duan të zbarkojnë, le të zbarkojnë!, Duan të luftojnë, që ne e kemi bërë me kohë, duke u vrarë me Italjanët edhe pa mëndjen e tyrej, le të luftojnë! Ne ç’punë kemi, them?” (Kadri Cakrani, “Të vërtetat e luftës sime” 1972, Onufri, Tiranë) Pra divergjenca mbi fatin e atdheut paska pasur që në fillim, madje duke shpalosur hapur qëndrimet që në trashëgiminë kombëtare kanë lënë gjurmë ekzistence për kombin dhe shtetin shqiptar. Mënyra klasike si e trajtojnë marrveshjen krerët politikanë ndaj pragmatizmit të drejtuesit ushtarak dhe qartësisë së tij, marrjen e pushtetit, shfaqet vërtet tejet e rrezikshme, në një kohë kur mosmarrveshjet mes komunistëve dhe nacionalistëve në Mallakastër qysh prej kohësh kanë qënë jo të tendosura, por armiqësore, me shkak se në mënyrë krejt të hapur Mehmet Shehu sjell në Mallakastër Popoviçin dhe Mugoshën si përkrahje, por në një kuvend me këtë shkak nga një konflikt i çastit me armë, Shehu shpëtoi falë një ndërhyrjeje, mendim i trubullt që e shoqëron rebelimin e ushtarakut; “Pra ti nuk je për bashkimin? Buzë qesha, se nuk e kam si natyrë të qesh. -Edhe Englezët që kanë formuar Parllamentin e parë, kështu bashkohen kur vjen rreziku. –Ata janë Qeveri që bëjnë ashtu, se e kanë të para shikuar, kurse ne dhe Komunistët jemi dy grupe ndër luftuese që duam të marrim pushtetin. Kjo duket në qëllim e sejcilit, ku Dekallogu t’onë, do Shqipëri të Lirë, po të Shqipëtarëvet, programi i Komunistëvet e do si Rusija, po me që nuk e dinë mirë atë punë, do t’Ua bëjnë Sërbët, si fillim Shqipërinë Sërbi! Ku bashkohemi me ata? –Englezët, edhe sot të dy krahët politikë kështu i kanë, të bashkuar për rrezikun e luftës. Bashkimi duhet, krah Aleatëve! –Për cilin bashkim po flet Mit’hat Bej, se ne në Mallakastër që vjet, nuk kemi bërë punë tjetër me t’im ungj, Bektash Beun dhe Komunistët, që vetëm n’a sabotuan, po edhe ikën me bisht në shalë që andej në fund. Xhaxhaji i kishte të gjithë si djemtë e Tij, dhe Mehmet Shehu të ngulte thikën prapa! Të paktën Ali Klissura i di këto, po pse jeni ju kaq mbrapa, nuk e di dhe më vjen keq!” (Kadri Cakrani, po aty)
Qartësia e ushtarakut zbet tek pika më domethënëse, tek aksionet e secilës palë, forcat ushtarake, duke dominuar nënshtrimin, e quan ai të politikanit në kohë lufte. Agravimi i situatës verbale tregon se “Marrveshja” nuk qënka gjë tjetër veç një mosmarrveshje e madhe, nga e cila do të fitojnë “të gjithë” dhe do të humbasë vetëm Shqipëria; “Para disa ditësh u ngritën mbi 30 mijë vetë në këmbë me armë për pesë orë! Si do të vëmë shënjën e barazisë me ca terroristë, ne 30 apo 40 mijë, ashtu si janë forca stasjonere, me dy, apo ja tre mijë, po i kanë me gjithë Komunistët Korçës? Të vegjël jeni ju që bini në këtë kurth, qoftë dhe të Englezëvet, që të bëjmë ne luftën e Tyrej! Ku janë, se nuk i kam parë, nuk më thoni? U urdhërojnëqë nga Komunistët ju që keni 30 apo 40 mijë trupa, dhe ju si inferjorë përuleni si harbutë, jo fisnikë që pretendoni se jeni?! –Ore kush të ka prurë këtu ty, bëri me gisht Mit’hat Beu duke u dridhur nga Ali Klissura, që prapë nuk u përgjigj duke ngritur supet. –Shqipërija, po ju kush j’U ka prurë? Ai mbase sa po bëhej gati të thosh, se e kish themeluar Organizatën, po e ndërpreva. -Mbase do të thuash Abdyl Beu i madh, po s’e thua dot, se ai përfytej me Perandorë, dhe i biri u bën temena ca officerëve që tallin dhe vënë në luftë të vritet, Shqipërinë!” (Kadri Cakrani, po aty)
Debati shfaq hapur pjesën e fshehur të skenës britanike, nga e cila e pësoi edhe mbreti Zog, që kishte “letrat” e Shqipërisë. Jemi në një kuvend dhe marrëveshje për bashkim luftarak, por që po e bëjnë politikanë. Përsëri Sharl dë Goli! Megjithëse Mit’hat Frashëri si kreu i organizatës nacionaliste, shfaqet legal me librari dhe një njeri i iluminuar, e fshehta që fshihet pas marrëveshjes nuk është kurrsesi shqiptare. Dhe fati i Shqipërisë në udhëkryq; “Ju bëjeni marrë veshjen me Komunistët, se ne që i kemi mbajtur me bukë dhe donim t’i bënim njerës ata, nuk e bëmë dot! Këto pa dalë nga përgjegjësija! Por po flitet për luftë! Lufta ka të vrarë, dhe kush do përgjigjet për t’a? Apo Englezët! Si mund t’a bësh një luftë Mit’hat Bej, se ke lexuar mijëra libra, nuk më thua? Atëhere ç’farë do thuash në marrë veshje kur të gjithë këtu në Tiranë, nuk jeni fare për këtë punë? Me mëndjet e këtyre Englezëvet gabimi, si po e bëni, ne 30 a 40 mijë, e ata e ata 2, po u bënë 3 mijë,u bëka me një herë! Prandaj nuk të lë njeri, se e përjashtuat këtë, që të bëni Komunismën një lloj me Nasjonalismën! –Ai tundi kokën dhe priste të fliste Ali Klissura, të cilin vetë e kish urdhëruar për mua. –Mos dëgjoni Englezët, se do bini nesër në fuqi Komunismën, qëështë terror dhe anarki! Dhe ajo copë kartë që ke nënë shkruar me gjithë t’im atë në 912, Indipendencën, do t’Ua djegin para syvet! Nuk kanë përgjegjësi për kombin revolusjonarët, prandaj po i bëni shumë gabim gjërat!” (Kadri Cakrani, po aty)
Në horizont po përvijohet qartazi një luftë e egër civile për pushtet dhe qëndrimet liberale proaleate dhe kundërshtimi nacionalist për të mos lejuar asnjë të huaj të nënshkruajë ardhjen në fuqi të Komunizmit, si edhe ndodhi, janë një dëshmi fare e qartë ku mes shqiptarëve luhatet konservatorizmi e patriotizmi luftarak ndaj liberalizmit bashkpunues e lutës, që shumica e krerëve të kësaj organizate e pa si rrugë të drejtë, por që rezultoi pa krye; ! Si do lësh në duar të vegjëlisë Shqipërinë, duke u bërë barabar me t’a! Po pse? Se paskan thënë Englezët, që nga tre copa Shqipërije, dhanë vetëm një! Këta do më tregoni ju?–Për këtë n’a duhen Aleatët për nesër, sepse do t’Ua themi që tani, se pas luftës duhet të rregullojnë kufinjtë dhe në këtë pikë n’a ndihmon Karta e Atllantikut. Po kjo është dhe për faktin se pas bashkimit në luftë, mund të kërkohet të krijohet një Qeveri, që t’a njohin Aleatët sot dhe që hipën ne fuqi nesër. –Këtë të kishje thënë të parën! Unë nuk mbahesha dot nga zëmërimi. –Dhe ajo ditë do vijë me Komunistët, Sërbët që i mësojnë, Englezët që të diktojnë ty, e ku e di unë se ç’farë! Po kush është Churchilli nga ju, e kush Stalini që do të bëni këtë çudi, apo po talleni me vëndin T’uaj?! Këta officerë, që mund të kenë qënë zantçinj para lufte, mendoni që do kthejnë përmbys atë që bënë Englezët e 913-s? Po pse? Kaqë shumë n’a duan? I kini sytë nga hanë e pijnë këta që ju i shikoni si Shënjtorë? Sikur atje këta nuk janë bashkëme Sërbët, po ju si fëmijë mund të shpresoni që t’U japin Kosovën? Aq Fuqi sa e ndanë, aq duhen për t’a dhënë Ali e Mit’hat Bej! Fshijeni nga mëndja! Dhe nuk mund të jepet me një kartë, sa do bukur të shkruhet! -E kërkojnë Nasjonal Çlirimtarët me Bazin, po ky është një rast që më shumë gjërat do të diskutohen politikisht! –Dhe ku do dilni? Në luftë! Po luftën e bëni dot? Po jo se atë duhët t’a bësh ti! Po ti ç’duhesh, për konferenca? Politika është për kohë paqe dhe tani në luftë ajo të merr më qafë, prandaj ose do t’i bëni të dyja, ose asnjërën! (Kadri Cakrani, po aty)
Marrveshja e Mukjes kish dështuar që pa filluar. Me gjithë organizimin nacionalist proaleat edhe në grahmat e fundit të Italisë Fashiste, Komanda Gjermane për Ballkanin në Beograd është më e vëmendshme se vetë pjesmarrësit. Mospjesmarrja e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, etj, ndërsa nacionalistët pjesmarrës thuajse të tërë krerët si politikë edhe ata ushtarakë, të lë një shije të hidhur angleze, si e kanë pësuar edhe popuj të tjerë në kohra. E kujt i interesonte më shumë se britanikëve shfarosja e vetë kuvendit, pjesmarrësve dhe paralizimi total i luftës?!.. Fare e qetë të nesërmen vendoste shërbëtorin e vet që qëndronte në prapaskenë..
Komanda e Beogradit rezultoi se rezistenca luftonte e bashkuar, si në të vërtetë edhe ndodhte deri atë moment, dhe i klasifikoi të dy krahët e saj po njëlloj të rrezikshëm për ta. Për këtë, në ditët e zhvillimit të Marrveshjes së Mukjes kërkon me urgjencë me një bombardim nga ajri, të agjesojë të gjithë krerët nacionalistë dhe komunistë, si dhe gjithë marrveshjen, si rrezik i ardhshëm probritanik. Kjo ngjarje, sipas Tahir Zajmit (1895-1971), drejtues i elitës kosovare u mor vesh në atë kohë në Kosovë. Duke qënë se gjermanët nuk kishin hyrë masivisht në Shqipëri, veprohej nga Jugosllavia; “Unë në këtë kohë botoja në Prizren gazetën “Lidhja e Prizrenit” dhe më vjen një ngjarje e ndodhur nga një nënpunës i administratës, një pejani..Në kohën kur mbahej mbledhja e Mukjes, një makinë ushtarake me tre oficerë gjermanë erdhën në zyrë dhe ma prenë shkurt: Të presin në Beograd! U drodha, tregonte nënpunësi i Pejës. Nuk folëm asnjë fjalë gjatë udhëtimit tim nga Peja deri në kryeqytetin e Jugosllavisë, Beograd, i cili ishte i pushtuar nga nazistët. Kur arritëm në Beograd, më çuan në një zyrë të madhe, ku ishin mbledhë dy oficera që rrinin të kërrusur në një hartë të madhe përpara. Më pyetën: -A është e volitshme të bëjmë një bombardim në këtë mbledhje midis nacionalistëve dhe komunistëve në Mukje? Ai mori zemër dhe u tha: -Në Mukje nuk janë mbledhë vetëm komunistët, por edhe nacionalistët, ajka e nacionalizmit. Shqipëtarët i duan gjermanët. Gjermania nuk hup asgjë nga shpallja e pavarësisë së Shqipënisë, nëse ju bëni një bombardim, do të jetë fatale dhe do hapet një hendek i përjetshëm mes jush dhe nesh. Gjermanët nuk u përgjigjën ma, por unë, tregon pejani ndoshta ndalova një tragjedi.” (“Tahir Zajmi, Rrëfimet e sekretarit konfidencial të Bajram Currit”, Gjakovë 2013, fq.186)




















