Autobote të modifikuara! Kosova zbulon kontrabandën e naftës nga Durrësi. Veprimet e doganës në hetim

Autobotët  mbusheshin gjysmë me naftë dhe gjysmë me ujë në Durrës dhe shkarkoheshin në Prishtinë

 Skema e kontrabandës dyshohet se funksiononte nga Shqipëria drejt Prishtinës.Autobotët mbusheshin gjysmë me naftë dhe gjysmë me ujë në Durrës dhe shkarkoheshin në Prishtinë.Në Shqipëri, Prokuroria e Prishtinës ka identifikuar si kompani të përfshirë firmën Standard Petrol sh.p.k., Durrës.

Kosova arreston 9 persona për kontrabandë nafte dhe pastrim parash dhe kërkon të verifikohen veprimet e doganës shqiptare në harkun e 5 viteve. Skema e kontrabandës dyshohet se funksiononte nga Shqipëria drejt Prishtinës.Autobotët mbusheshin gjysmë me naftë dhe gjysmë me ujë në Durrës dhe shkarkoheshin në Prishtinë.Në Shqipëri, Prokuroria e Prishtinës ka identifikuar si kompani të përfshirë firmën Standard Petrol sh.p.k., Durrës.Sipas hetimeve, skema ka qenë aktive nga viti 2021 deri para pak javësh.Prokuroria e Kosovës ka kërkuar ndihmë juridike nga autoritetet shqiptare për të verifikuar veprimet e doganës shqiptare.nëse janë: Kontrolluar faturat? (ontrolluar fizikisht autobotët? Vendimi i Gjykatës së Prishtinës

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q.Prishtinë, 03 Korrik 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shperlarja e parave, për veprën penale Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për secilin. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Sigal