Aktori i humorit Sejfulla Myftaraj, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.
Automjeti që drejtonte Myftaraj është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.
Dy drejtuesit e automjeteve kanë shpëtuar pa lëndime , janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Gjirokastrës e cila po merret me zbulimin e rrethanave të aksidentit.




















