Aksident me vdekje në rrugën Qafë Mali – Bajram Curri

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Pukë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dardhës”.

Sigal

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi Mark Nika, rreth 70 vjeç.