Korçë/ Makinat bëhen copë, dy të plagosur rëndë

298
Sigal

Pas aksidentit në zonën e Spitalit, Korça regjistron të rradhës brenda pak minutash.

Aksidenti i fundit ka ndodhur në zonën pranë Medresesë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për një mjet tip Mercedes Benz dhe një Volkswagen, raporton SYRI.net.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës që Volkswageni i ka bërë Benzit.

Përveç dëmeve të shumta materiale, nga aksidenti ka patur edhe dy të plagosur rëndë.