Përmes një njoftimi në Facebook, Ervin Salianji e ka kritikuar qeverinë për mungesën e mobilizimit të nevojshëm të zjarrëfikësve shqipëtarë në raste zjarresh duke e quajtur vendimin e qeverisë tallje me kapacitetet e Europës dhe propagadë.
Njoftimi i Ervin Salianjit
“Nuk është për të qeshur, por për të vënë duart në kokë. Njeriu që i ka vënë zjarrin Shqipërisë me keqqeverisje, mungesë investimesh, braktisje të shërbimeve publike, korrupsion dhe kriminalizim të administratës sot del e shitet si shpëtimtari i Europës.
Ndërsa zjarrfikësit shqiptarë lihen pa mjete, pa pajisje dhe në shumë raste detyrohen të luftojnë flakët me degë pemësh ose të presin derisa të bjerë shiu. Solidaritet me vendet mike por Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si “shpëtimtar” për Francën dhe Spanjën. E ka degraduar qeverisjen e tij me pantallona nëpër këmbë e tani tallet me kapacitetet për të shpëtuar Evropën
Jep dorëheqjen që Shqipëria të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, pyjet dhe pronat e tyre! See less”





















