Dështimi i Reformës në Drejtësi ‘ujit’ krimet zgjedhore prej 1 dekade duke cënuar integritetin e votimeve

Ja si “zvarriten” dosjet me peshë, ku funksionarë publikë dalin me figurë dhe zë në përgjime për blerje votash si ‘ping-pongu’ në rastin e Dibrës si rrjedhojë e tejkalimit dhe zvarritjes së afateve, për shkak të mosushtrimit në kohë të ndjekjes penale.

 

Veprat që kanë cënuar vazhdimisht zgjedhjet janë:

  • “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

  • “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

  • “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”.

  • “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

  • “Shkeljen e fshehtësisë së votimit”.

Sigal

KShH vëren se veprimtaria e organit të prokurorisë përgjatë periudhës së marrë në analizë, veҫanërisht gjatë periudhës 2016-2022 nuk karakterizohet nga qasja e hetimit pro-aktiv dhe me standarte të udhëhequra drejt qasjes së unifikuar të nisjes ose jo të procedimit penal dhe hetimit të krimit zgjedhor.

Nevoja për hetimin pro-aktiv është thelbësore për ruatjen e integritetit të procesit zgjedhor, parandalimin e influencës së votuesve, ruajtjen e besimit të publikut në procesin dhe institucionet e drejtësisë, parandalimin e përsëritjes së sjelljeve kriminale dhe mbrojtjes së shtetit të së drejtës në tërësi.

Çdo aktivitet kriminal që lidhet me procesin elektoral cënon themelet e demokracisë në vetvete, ndërkohë që në raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të vitit 2023 nënvizohet se 3 “…rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”.

Nga viti 2016-2022, organi i prokurorisë është vendosur në lëvizje, më së shumti për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, ndjekur nga “Kanosja, apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Shkeljen e fshehtësisë së votimit”.

Dy prej këtyre veprave, përkatësisht “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit” rezultojnë më të ndjekurat në zgjedhjet e fundit të qeverisjes vendore të vitit 2023.

Rrjedhimisht, KShH vëren se korrupsioni aktiv në zgjedhje prej afro një dekade përbën një nga veprat penale më të ndjeshme në drejtim të cënimit të integritetit zgjedhor në vendin tonë. Në tërësi, KShH vëren se numri i procedimeve ka qenë shumë i ulët, në raport edhe me perceptimin e qytetarëve për krimet zgjedhore. Në mënyrë të veҫantë kjo rezulton për vepra penale si shitblerja e votës, e njohur ndryshe si korrupsioni aktiv dhe korrupsioni pasiv, si dhe për veprën penale të shpërdorimit të funksionit publik.

Nga anketimi i KShH i vitit 2023 në terren rezulton shqetësues fakti se rreth 209 të anketuar apo 19.2% e tyre kanë pohuar se kanë marrë oferta si para, ushqime apo premtime në këmbim të votës, ndërkohë që 44.71% e të anketuarve apo 486 prej tyre pohuan se kanë dijeni për shitblerjen e votës ndaj rrethit të tyre familjar e shoqëror.

9.5% e të anketuarve pohuan se janë detyruar të marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet vendore gjatë orarit të punës, ndërkohë 17.8% pohuan se janë detyruar të marrin pjesë, jashtë orarit të punës.

Rreth 35.2% e të anketuarve kanë pohuar se janë në dijeni të punësimeve gjatë periudhës një mujore ose disa muaj para zgjedhjeve të datës 14 maj 2023, si një nga format e shpërdorimit të burimeve publike për qëllime zgjedhore.

Në periudhën 2016-2022, denoncuesit kryesorë të krimit zgjedhor kanë qenë subjektet zgjedhore, partitë politike apo aktivistë të tyre, ndjekur nga strukturat e Policisë së shtetit, zyrtarët e të lartë publikë ose institucione të tjera shtetërore.

Çdo aktivitet kriminal që lidhet me procesin elektoral cënon themelet e demokracisë në vetvete, ndërkohë që në raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të vitit 2023 nënvizohet se 3 “…rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”.

Së fundi, referues kanë qenë edhe organet e administratës zgjedhore si KQZ, KQV dhe KZAZ, si dhe qytetarët. Siç do të vlerësohet edhe në vazhdimin e këtij raporti, ka një mungesë të mëtejshme informacioni, e cila nuk lejon që të dilet në përfundime më të thella për kategoritë e denoncuesve, në këtë periudhë të caktuar. Në zgjedhjet e fundit të qeverisjes vendore të vitit 2023, pjesa më e madhe e krimeve zgjedhore është referuar nga Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, ndjekur nga denoncimet e subjekteve politike. Në aspektin krahasimor, numri i qytetarëve denoncues është gati i papërfillshëm. Rastet e fillimit të çështjeve penale me iniciativën e organit të prokurorisë (ex officio) gjithashtu janë gati të papërfillshme.

Duke pasur parasysh se organizimi i subjekteve zgjedhore për procesin fillon shumë muaj më parë, është e rëndësishme që iniciativa e prokurorisë për ndjekjen kryesisht të këtyre rasteve të fillojë më herët në kohë dhe të mos përqëndrohet në muajin, apo ditët e fundit para zgjedhjeve, sikurse ka ndodhur në praktikën e deritanishme.

Por për të realizuar këtë, prokuroria kërkon ndihmën e punonjësve të policisë së shtetit, të cilët kryejnë punë operative në terren, pasi prokuroritë kanë komunikuar që nuk kanë numrin dhe kapacitetet e nevojshme të punonjësve për ta realizuar këtë. Gjithashtu, në funksion të një hetimi objektiv dhe të paanshëm është e rëndësishme që në të ardhmen, oficerët e policisë gjyqësore të vendosur në strukturat e policisë së shtetit, të jenë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e prokurorisë, për veprimtaritë operacionale që ata kryejnë për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Në të dy periudhat zgjedhore që janë marrë për referencë për këtë raport rezulton se hetimi i krimit zgjedhor nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë i vonuar në kohë.

Një nga faktorët që ka ndikuar në këto vonesa janë edhe vakancat që janë krijuar në sistemin e prokurorisë në kuadër të procesit të vettingut, pasi nga takimet në terren që KShH ka patur me disa prej tyre, rezultojnë se ato po funksionojnë me një numër të reduktuar prokurorësh, gati ose më pak se 50% e organikës së miratuar. Në periudhën 2016-2022, numri i vendimeve të mosfillimit të procedimit penal në raport me vendimet e tjera paraqitet në masën 37.15%. Në një numër të konsiderueshëm rastesh, rezulton se prokuroritë kanë konstatuar se fakti nuk përbën vepër penale.

Më tej, ka patur një numër të madh çështjesh ku nuk është respektuar afati ligjor për marrjen e vendimit për mosfillimin e procedimit penal. Në disa prej vendimeve të mosfillimit, KSHH ka vërejtur se prokuroritë nuk kanë ndjekur të gjitha metodat e hetimit paraprak, ҫka në vlerësimin tonë ka dobësuar efikasitetin e tyre për sqarimin e ekzistencës ose jo të faktit penal. Në këtë drejtim vlerësojmë se ka ndikuar edhe mungesa e verifikimeve të plota paraprake nga organi i policisë.

KSHH vëren me shqetësim se në periudhën 2016-2022, me përjashtim të një rasti të hetuar nga SPAK, në të gjitha rastet e tjera nuk rezultoi të jenë zhvilluar nga prokuroritë kompetente hetime pasurore të mirëfillta, dhe në asnjë rast nuk janë zbatuar masat e parashikuara në ligjin Anti-Mafia apo masat me karakter shtrëngues, sikurse është sekuestroja preventive, e parashikuar në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale, dhe nenin 36 të Kodit Penal.

Vlerësojmë se këto masa do të ndihmonin për një hetim më të plotë dhe të gjithanshëm ndaj personave të dyshuar për kryerjen e korrupsionit aktiv apo pasiv zgjedhor, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Në periudhën 2016-2022, ka pasur një efekt “ping-pong” të transferimeve të çështjeve nga njëra prokurori në tjetrën, ndërkohë që mungesa e kompetencës lëndore dhe transferimi midis prokurorive vihet re edhe në zgjedhjet e fundit të qeverisjes vendore të 14 Majit 2023.

Në raport është studiuar rasti i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e rënda, transferimet reciproke ndërmjet të cilave kanë marrë afro 4 vite e 3 muaj, periudhë e cila ka shkaktuar parashkrimin e veprës penale, pasi vepra sipas nenit 328/1 të Kodit Penal të kohës ishte kundërvajtje.

Lidhur me zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2024, deri në datën 16.10.2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar 23 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Për 6 kallëzime është vendosur mosfillimi i procedimit penal,janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim 3 procedime dhe mbeten nën hetim 20 procedime të tjera penale.

Nga vlerësimi i të dhënave zyrtare të përcjella nga prokuroritë e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, deri në datën 29 shtator 2023, janë adresuar 44 referime apo kallëzime, mbi të cilat janë regjistruar 30 procedime penale për veprat penale në fushën e zgjedhjeve të parashikuara nga Kodi Penal, në Kreun X të tij. Deri në këtë datë, rezultojnë ende nën hetim 21 procedime penale në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Evidentohet se në 10 raste këto Prokurori kanë shpallur moskompetencën lëndore dhe kanë dërguar aktet në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, ku për 1 procedim kjo prokurori i ka rikthyer përsëri aktet tek Prokuroria e Shkallës së Parë Kukës. Në analizë të informacionit zyrtar, vlerësojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka treguar ritme më të shpejta në përfundimin e hetimeve paraprake mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, që ka në kompetencën e saj lëndore krahasuar me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Prokuroria e Posaçme ka përmbyllur hetimet për disa procedime dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq. Gjithashtu, KShH vëren se Prokuroria e Posaçme rezulton se ndërmerr një numër më të lartë veprimesh proceduriale për verifikimin paraprak të materialeve të referuara para se të vendosë mosfillimin e procedimit penal. Gjatë periudhës 2016-2022, prokuroritë kanë përdorur metoda speciale të hetimit vetëm në 11.9% të rasteve, ose për 26 ҫështje penale.

Metoda më e përdorur e hetimit special është përgjimi i komunikimeve telefonike të personit. Prokuroritë që kanë hetuar më së shumti me metodat speciale të hetimit janë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në afro gjysmën e vendimeve të saj) dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, (në afro ⅓ e vendimeve të saj). Për prokuroritë e tjera, zbatimi i metodave speciale teknike të hetimit rezulton në nivele të ulëta. Por lidhur me këtë konstatim të KShH-së, vlen të nënvizohet shqetësimi i përcjellë nga disa drejtues prokurorie që veprat penale që hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në fushën e zgjedhjeve, në përgjithësi nuk përmbushin kriteret ligjore të masës së dënimit të kërkuara si kusht për aplikimin e këtyre mjeteve speciale gjatë hetimit të tyre (referuar kritereve sipas pikës 1 dhe 2 të nenit 221 të Kodit të procedurës Penale).

-Numri i procedimeve ka qenë shumë i ulët, në raport edhe me perceptimin e qytetarëve për krimet zgjedhore për shitblerje të votës dhe shpërdorim funksionit publik.

– Në periudhën 2016-2022, ka pasur një efekt “ping-pong” të transferimeve të çështjeve nga njëra prokurori në tjetrën.

-19.2% e ankesuesve kanë marrë oferta si para, ushqime apo premtime në këmbim të votës.

-44.71% e të anketuarve kanë dijeni për shitblerjen e votës ndaj rrethit të tyre familjar e shoqëror.

-9.5% e të anketuarve pohuan se janë detyruar të marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet vendore gjatë orarit të punës.

-17.8% pohuan se janë detyruar të marrin pjesë, jashtë orarit të punës.

-35.2% e të anketuarve kanë pohuar se janë në dijeni të punësimeve gjatë periudhës një mujore ose disa muaj para zgjedhjeve të datës 14 maj 2023, si një nga format e shpërdorimit të burimeve publike për qëllime zgjedhore.

-17.5% të rasteve, ku prokuroria nuk ka mundur të realizojë identifikimin e autorit përgjatë hetimeve të realizuara.

Nga informacioni që kemi marrë me anë të takimeve të zhvilluara me drejtues të disa Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, KShH përshëndet nismën për të hartuar një udhëzim të përbashkët nga Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK, që mund të lehtësojë bashkëpunimin dhe praktikat e transferimit të çështjeve sipas kompetencës, midis prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe prokurorisë së posaçme.

Vendimet për mosfillimin e procedimit penal

Për periudhën 2016-2022 Në raport me 218 çështje të referuara ose proceduara në total nga prokuroritë, që janë marrë në analizë në këtë raport studimor për këtë periudhë kohore (2016-2022), rezulton se në afro 37.15% ose 81 raste është vendosur mosfillimi i procedimit penal sipas neneve 29014 e 29115 të Kodit të Procedurës Penale. Objekt i analizës cilësore janë 39% e këtyre vendimeve për shkak të mosdërgimit të pjesës tjetër nga prokuroritë e marra në analizë sikurse janë Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës.

Kohëzgjatja dhe cilësia e hetimeve për periudhën 2016-2022

Referuar përmbajtjes së 137 vendimeve për të cilat ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale, u vërejt se në 51 vendime, ky afat varion nga 2 ditë deri në 4 vite e 3 muaj. Në pjesën tjetër të vendimeve, nuk mund të nxirren përfundime për afatet e hetimeve, për arsye se mungon informacioni i nevojshëm. Tërheq vëmendjen fakti i procedimeve penale pa autor, përkatësisht në 17.5% të rasteve, ku prokuroria nuk ka mundur të realizojë identifikimin e autorit përgjatë hetimeve të realizuara.

Rasti i Dibrës “ping-pong”

Në periudhën 2016-2022 vihet re efekti “ping-pong” i transferimeve të çështjeve nga njëra prokurori në tjetrën, shpeshherë duke sjellë edhe vonesa të pajustifikueshme në procesin e ndjekjes penale. Kjo gjetje theksohet në rastin studimor të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër. Konkretisht, në dt. 09.09.2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e rënda ka regjistruar procedimin penal37, mbi bazën e denoncimit nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Shtetasit e denoncuar, në atë kohë mbanin funksione publike drejtuese në institucionet vendore, qendore të Ekzekutivit apo institucionet e tyre të varësisë dhe politike.

Kjo prokurori, pas dy vitesh hetime paraprake, ka regjistruar vetëm në shtator të vitit 2018, në regjistrin e njoftimit të veprave penale procedimin penal dhe emrat e 7 personave në hetim, nga 19 që ishte numri i shtetasve të denoncuar. Një vit më pas, në Korrik të vitit 2019, kjo Prokurori ka ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale nga “Grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”, duke shpallur moskompetencën lëndore për hetimin e mëtejshëm të procedimit penal dhe kalimin e akteve për kompetencë lëndore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Në total, Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu deshën nga kallëzimi, afro 3 vite, për të konkluduar se nuk jemi para një nga formave të krimit të organizuar, por në kuadër të një bashkëpunimi të thjeshtë. Sikurse dihet, afati i hetimeve është i gjatë për çështje me natyrë komplekse, aq më tepër kur hetohet në drejtim të krimit të organizuar. Hetimi i formave të thjeshta të bashkëpunimit, në afate të tilla është objektivisht i pajustifikueshëm.

Pasi çështja është ridërguar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, tërheq vëmendjen fakti se prokurorja e çështjes ka hequr dorë nga hetimi i mëtejshëm i procedimit penal dhe kjo çështje është vijuar të hetohet nga një koleg i saj.

Në përfundim të një kalvari të gjatë hetimor, prej afro 4 vitesh e 3 muaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka konkluduar se vepra penale e parashikuar në nenin 328/1 të Kodit Penal të kohës 39, që është kryer në bashkëpunim, duke qenë se është kundërvajtje penale, është parashkruar për shkak të kalimit të afatit kohor. Afati maksimal i ushtrimit të ndjekjes penale lidhur me atë vepër penale ka kaluar, duke arritur afatin 3-vjeçar. Ky disponim është një nga aspektet më problematike të pandëshkueshmërisë së krimit zgjedhor, si rrjedhojë e tejkalimit dhe zvarritjes së afateve, për shkak të mosushtrimit në kohë të ndjekjes penale.

Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023

Në një rast tjetër, i cili vlerësohet nga KShH se ka disa elementë të ngjashëm me këtë praktikë pozitive lidhet me publikimet në media se, Kryetarja e Bashkisë Roskovec M.B, ka kërcënuar me largim nga puna sanitaren e shkollës se fshatit Suk, sepse ka marrë pjesë në një tubim të opozitës.