Ura e Kukësit, unike në Ballkan! Investim 40 milionë euro i “Kastrati Group”

106
Sigal

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra. Ura do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës. Ura do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.Ura e harkuar me strukturë çeliku peshon rreth 5000 ton dhe nuk ka këmbë. Ajo ka kushtuar rreth 40 milion euro dhe konsiderohet një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj.

Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës. Jetëzimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 40 milionë eurove nga Kompania “Kastrati Group” dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo..

Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firenzes mbi dominimin e urës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun.

Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Europë, por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 ton. Çeliku i përdorur në këtë strukturë është çelik korten B, i cili është shumë rezistent nga kushtet atmosferike, gjë që ul dhe kostot e mirëmbajtjes së kësaj vepre.

Një rrugë e re për përparim nga “Kastrati Group”

Teksa, ajo, është etiketuar si një “Urë e të ardhmes”, pasi lidh dy pika gjeografikisht, por gjithashtu mishëron një hap drejt rivitalizimit ekonomik dhe lidhjes së zgjeruar rajonale. Ky është vizioni që qëndron pas urës së re të Kukësit në Shqipëri, me një dizajn modern të rrëshqitjes, një dëshmi e inovacionit dhe të menduarit përpara në zhvillimin e infrastrukturës. Ndërtimi i urës së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e një pjese tjetër të infrastrukturës; ai përfaqëson një kapitull të ri në integrimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe Kosovës. Rrugët e devijimit, të rregulluara me kujdes për të lehtësuar aksesin në nyjën e re të aeroportit dhe urën e Drinit të Zi, nënvizojnë qasjen holistike të projektit për rritjen e lidhjes rajonale. Kjo nismë është pjesë e koncesionit ambicioz të autostradës Milot-Morinë, një kontratë pioniere, që përfshin shtetin shqiptar, Kastrati Group, që kanë aksione po aq të rëndësishme.

Rama: Ura e Re e Kukësit, transformim urban, hapësirë “drite” të një ure në Europë

Ura e Kukësit tashmë është e aksesueshme, e cila do të bashkojë brigjet e Drinit dhe Rrugën e Kombit. Kryeministri Edi Rama, dhe zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishin në përurimin e Urës së re dhe hapjen e trafikut për këtë zonë. Kryeministri Rama theksoi se kjo është një urë e rëndësishme që duhet të hapet për të gjithë. “Është shumë e rëndësishme që ura hapet, hapet për të gjithë. Falë edhe talentit dhe punës dhe eksperiencës së projektuesit Italian, pasi ura mbaroi duheshin plotësuar edhe kushtet për 2-3 komunitete të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhet dhënë akses.”Zëvendëskryeministrja theksoi se në mungesë të kësaj ure, i gjithë trafiku kalonte në urën e vjetër.

“Rruga e Kombit është një rrugë e cila kur e kemi marrë në dorëzim, ka qenë pothuajse as në gjysmë të volumeve të saj përfundimtare, sigurisht ka edhe pjesë të tjera që duhen përfunduar. Ne vazhdojmë me përmirësimin e saj.”Ndërkohë për kryeinxhinierin kjo urë ka kushtuar rreth 40 mln euro dhe se e gjitha është e ndërtuar jashtë.“Është një vepër e veçantë, jo vetëm vepër arti ,por edhe nga ana si është strukturuar dhe metodologjia e saj. Ura në vetvete ka kushtuar rreth 40 milionë euro, përfshirë dhe dy rrugët e aksesit të hyrjes dhe të daljes. Ura ka veçori të jashtëzakonshme, sepse si urë është e ndërtuar e gjitha jashtë. Dhe pas ndërtimit, është spostuar përmes lundrimit.”, kryeinxhinir i projektit.