Xhelal Mziu, drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i PD-së në Qarkune Dibrës u taskua dje me banorët e Maqellarës, të cilët i shprehën përkrahjen PD-së dhe bindjen se më 25 prill Maqellara do të votojë PD-në. Xhelal Mziu: Pocesti bastion i Partisë Demokratike do t’i japë fitoren bindëse PD-së me 25 prill. Rilindja e braktisi fshatin, i la në mëshirë të fatit, i vodhi, i zhgënjeu, i varfëroi skajshmërisht! Pocesti në 8 vite të qeverisë Rama vetëm sa u varfërua, u harrua, u braktis edhe nga vetë të rinjtë, të cilët mbetën në mes të 4 rrugëve. Të varfër! Të pa punë! Të pa shpresë! Pocesti dhe gjithë Maqellara sot e 8 vjet nuk ndjejnë dorën e shtetit, nuk ka shërbime, nuk ka mirëmbajtje, nuk ka rrugë, dhe më e keqja me vetëm 30 cm borë mbeten 6 ditë pa energji elektrike. Kjo është e papranueshme! Kjo situatë duhet të marrë fund! 25 prilli Referendum popullor. Takime derë më derë me qytetarë dhe biznese të Maqellarës. Maqellara e zhgënjyer, e mashtruar, e vjedhur e varfëruar më shumë se kurrë më parë! Zhdukja e bandës së Rilindjes emergjencë kombëtare! Nuk e meriton Maqellara të lihet kaq pas dore! Nuk e meriton të mos jetë e përfaqësuar, dhe kjo ka një arsye; Se qytetarët e Maqellarës nuk janë “banditë” t’i binden “bandës” së Rilindjes! Maqellara me rreth 17 mijë banorë do të bëhet Bashki, dhe do të vetëqeveriset! Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme!