Akuzohet se la shtatzënë 40-vjeçaren me probleme mendore, i afërmi: Vë dorën në zjarr që nuk e ka bërë

300
Sigal

Një ngjarje e rëndë trondit Devollin ditën e djeshme ku një 20-vjeçar u arrestua nga policia për shkak se akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një grua e cila vuan nga probleme të shëndeti mendore.

Së fundmi duke folur për mediat, i afërmi i të arrestuarit ka mohuar akuzat duke thënë se djali nuk kishte bërë asnjë veprim të dyshimtë.

“E kam djalin e kushëririt. Erdhi policia dhe e kërkoi për një sqarim. Ajo pala tjetër kundërshtarë vajti atje me të pranishëm, Kurse ky një fëmijë. Nuk pati asnjë të afërm asnjë avokat atje. Megjithatë është e vërtetë akuza që i bëhet, po një mbrojtje. Pse nuk linin të hynin brenda. Ka aparatura moderne sot që të nxjerrin të gjitha. Vajza është jashtë logjikës mendore. Këtë e akuzuan për akt, dhe është shtatzënë. Po meqë është shtatzënë ku do vej ai? Nëse është e vërtetë ta dënojë. Por nëse është i pafajshëm do e zhdëmtojnë djalin? Lëvizjet e tij nuk e merrnim vesh të jetë një djali ekstrem i kësaj pune. Që të arrij tek një femër të tillë. Është i martua. Ai ka në shpi ç’të merrej me atë. E ëma ka ikur në Korçë. Edhe një avokat nuk po na japin. Dy familjet nuk kanë pasur përballje. Kush e fut atë në shpi/ Si kam parë të shoqëruar. Unë ve dorën në zjarr. Allahu e di. Me nënën e djalit isha, më tha jam gjysmë e vdekur. Nuk e besojmë” ka thënë.” ka thënë Bilbil Karuni.

Sipas policisë i arrestuari Klavjo Karumi është arrestuar nëDevoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçare me probleme mendore duke e lënë shtatzënë.

Mësohet se pas dyshimeve nisur nga shenjat 40-vjeçarja është dërguar në spital nga të afërmit ku ka mësuar se ka mbetur shtatzënë. Më pas ajo u ka treguar familjarëve se 20-vjeçari, kishte abuzuar seksualisht me të.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.

20-vjeçari tani do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”