Protesta e opozitës, parlamenti blindohet nga policia

462
Sigal

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës për të cilën nuk është dhënë leje nga Policia e Shtetit, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit. Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës.

Opozita vendosi të protestojë sot sapo Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00. Nga ana tjëtër policia nuk ka dhënë leje për protestën e sotme para parlamentit, çka mund të sjellë edhe ndalime të protestuesve.

Kjo është protesta e tretë brenda muajit shkurt e opozitës së bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do i sigurojë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.