Vasili: Mbyllja e TV ORA një Kanibalizëm mafioz shtetëror dhe shkencor

311
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e konsideron një kanibalizëm shtetëror urdhrin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e Televizionit Ora

Në një postim në facebook, Vasili thotë se qeveria po përdor mashtrimin me pandeminë per te asgjesuar sigurine e qytetareve dhe cdo te drejte themelore te tyre.

Ja postimi i plotë:

Mbyllja e TV ORA një Kanibalizëm mafioz shtetëror dhe shkencor.

Mbyllja e gojës së medias së lirë një krim ndaj lirive të çdo qytetari.

Mbyllja e ORA TV është Orë alarmi për demokracine, që po goditet nga mafia e pushtetit.

Mashtrimi me Pandeminë po përdoret për të asgjësuar sigurinë e qytetarëve dhe çdo të drejtë themelore të tyre.

Tu qëndrojmë përballë maskarenjëve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun.

ORA është tani.