Minimumi jetik, pamundësi e qeverisë!? Ja fondi i duhur

 Jeton Muçollari

Në çdo shtet demokratik, mirëqenia e qytetarëve nuk matet vetëm me ritmin e rritjes ekonomike, investimet apo ndërtimin e infrastrukturës, por si tregues i rëndësishëm është aftësia e shtetit për t’u garantuar qytetarëve një standard minimal jetese, nën të cilin askush nuk duhet të bjerë.

Sigal

Edhe pse ka 13 vjet në pushtet ende nuk ka të miratuar minimum jetik, duke dalë nga filozofia e një të majte moderrne . Sipas standardeve evropiane, një person konsiderohet në rrezik varfërie kur të ardhurat e tij janë nën 60% të të ardhurës mediane të vendit.

 

Nëse marrim të mirqënë, shifrën që Avokati i Popullit i ka rekomanduar qeverisë,  prej 22 mijë lekë në muaj, duhet që të gjitha pensionet, përveç pensionit të plotë të kenë tavanin e kompesimit deri tek shifra e minimumit jetik.

Masat e kompesimit e caktuara më pare, 600, 700, 800, e 1000 lekë duhet të rriten deri tek masa që do përcaktohet për këtë qëllim. Nëse supozojmë se kjo masë kompesimi do të jetë 1200 lekë, do përfitonin shtesa rreth 480 mijë pensionistë.

 

 

Në çdo shtet demokratik, mirëqenia e qytetarëve nuk matet vetëm me ritmin e rritjes ekonomike, investimet apo ndërtimin e infrastrukturës, por si tregues i rëndësishëm është aftësia e shtetit për t’u garantuar qytetarëve një standard minimal jetese, nën të cilin askush nuk duhet të bjerë. Pikërisht këtë synon koncepti i minimumit jetik, i cili prej vitesh është një nga temat më të diskutuara në Shqipëri.

 

Përcaktimi i minimumit jetik do të përbënte një moment kthese për politikat sociale shqiptare, pasi do të kalonte nga një sistem ndihmash të përcaktuara kryesisht nga mundësitë buxhetore, në një sistem të bazuar mbi nevojat reale të qytetarëve.

 

Për me tepër qeveria aktuale,  edhe pse ka 13 vjet në pushtet ende nuk ka të miratuar minimum jetik, duke dale nga filozofia e një të majte moderrne. Edhe avokati I popullit I ka kërkuar qeverisë muajt e fundit që të vendosë sa më shpejt minimumin jetik, si një masë të domosdoshme për garantimin e një jete dinjitoze.

 

Çfarë është minimumi jetik?

 

Minimumi jetik është vlera monetare minimale që i nevojitet një individi për të përballuar shpenzimet bazë të jetesës. Në të përfshihen zakonisht: ushqimi, veshmbathja, strehimi, energjia elektrike dhe ngrohja, uji, higjiena, transporti bazë, shërbimet shëndetësore elementare, një nivel minimal pjesëmarrjeje në jetën sociale. Pra, minimumi jetik nuk synon të garantojë mirëqenie apo luks, por vetëm një jetë dinjitoze.

 

Në shumicën e vendeve përdoren disa metoda shkencore. Metoda e parë është “shporta e konsumit”, ku specialistët llogarisin produktet dhe shërbimet minimale që i nevojiten një individi ose një familjeje gjatë muajit dhe më pas përllogaritet kostoja e tyre. Metoda e dytë bazohet tek të ardhurat e popullsisë. Sipas standardeve evropiane, një person konsiderohet në rrezik varfërie kur të ardhurat e tij janë nën 60% të të ardhurës mediane të vendit. Shumë shtete ndërthurin të dyja metodat për të krijuar një sistem sa më realist.

 

Si veprojnë vendet e Bashkimit Evropian?

 

Bashkimi Evropian nuk vendos një shumë të përbashkët për minimumin jetik, sepse çdo shtet ka nivel të ndryshëm çmimesh, pagash dhe zhvillimi ekonomik. Megjithatë, pothuajse të gjitha vendet kanë mekanizma që garantojnë një minimum të ardhurash.

 

Disa vende, si Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika apo Austria, ofrojnë skema të ardhurash minimale të garantuara për qytetarët që nuk arrijnë të mbulojnë nevojat bazë. Shtete të tjera, si Çekia, Sllovakia apo Polonia, kanë të përcaktuar me ligj një minimum jetese ose minimum ekzistence, i cili përdoret për llogaritjen e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve sociale.

Ndërsa vende të tjera nuk kanë një shumë fikse të quajtur “minimum jetik”, por përdorin pragun e varfërisë dhe mekanizma të ngjashëm për të orientuar politikat sociale. Pra, edhe pse format ndryshojnë, pothuajse çdo vend i Bashkimit Evropian ka ndërtuar një sistem që synon të mbrojë qytetarët nga varfëria ekstreme.

 

Pse Shqipëria nuk e ka përcaktuar ende minimumin jetik?

 

Qeveritë shqiptare kanë diskutuar prej shumë vitesh nevojën e përcaktimit të minimumit jetik, por deri më sot nuk është miratuar një standard zyrtar me efekt të plotë në politikat sociale. Një nga arsyet kryesore lidhet me ndikimin financiar që një vendim i tillë do të kishte mbi buxhetin e shtetit.

Në momentin që shteti pranon zyrtarisht se minimumi jetik, lind detyrimi moral, politik dhe në shumë raste edhe ligjor që pagesat sociale të afrohen gradualisht me atë nivel.

 

Kjo do të ndikonte në: pensionet sociale, ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuara, pagesat e papunësisë, disa kategori pensionesh dhe përfitimesh të tjera. Nëse diferenca mes pagesave aktuale dhe minimumit jetik është e madhe, atëherë edhe kostoja për buxhetin bëhet e konsiderueshme.

 

Një dilemë për një qeveri të majtë

 

Në filozofinë politike, partitë e majta tradicionalisht vendosin më shumë theks tek drejtësia sociale, ulja e pabarazive dhe mbrojtja e shtresave më të dobëta.

 

Për këtë arsye, shumë qytetarë kanë pritur që një qeveri e majtë ta kishte bërë prej kohësh përcaktimin e minimumit jetik. Megjithatë, qeverisja nuk mbështetet vetëm mbi filozofinë politike, por edhe mbi kufizimet ekonomike.

Një rritje e menjëhershme e të gjitha pagesave sociale mund të kërkojë qindra milionë euro shtesë në vit. Kjo mund të rrisë deficitin buxhetor ose të kërkojë rritje taksash, ulje të investimeve publike apo shtim të borxhit.

Pikërisht këtu lind dilema: si të mbështeten shtresat më të varfra pa cënuar stabilitetin financiar të vendit. Pavarsisht këtyre, nuk ka një studim të mirëfilltë që të diskutohet mbi mundësitë dhe pamundësitë e qeverisë për reaklizimin e kësaj reforme të rëndësishme.

 

Kjo është një mangësi e qeverisë së majtë, e cila mund dhe duhet ta kish marrë në konsideratë, për më tepër ka 13 vjet në pushtet.  Plus kësaj jemi dhe tek dera e Bashkimit Europian ku do na kërkohet edhe si kusht.

 

Sa do ishte fondi, nëse kjo reforme do zbatohej gradualisht?

 

Një reformë e suksesshme nuk është domosdoshmërisht që të realizohet brenda një viti, por ajo që ndërtohet mbi një plan të qëndrueshëm. Qeveria mund të miratojë fillimisht minimumin jetik si standard zyrtar dhe më pas të hartojë një plan shumëvjeçar për afrimin gradual të pagesave sociale me këtë nivel.

 

Kompesimi mujor i të ardhurave të pensionitëve që qeveria mori si masë ndihmuese, në janar të këtij viti, mund të shërbejë si pikënisje e kësaj reforme duke bërë disa ndryshime jo thelbësore. Masa e kompesimit për ato pensione më poshtë se minimumi jetik të shkojë aq sa do përcaktohet me ligj.

 

Nëse marrim të mirqënë, shifrën që Avokati i Popullit I ka rekomanduar qeverisë,  prej 22 mijë lekë në muaj, duhet që të gjitha pensionet, përveç pensionit të plotë të kenë tavanin e kompesimit deri tek shifra e minimumit jetik. Masat e kompesimit e caktuara më pare, 600, 700, 800, e 1000 lekë duhet të rriten deri tek masa që do përcaktohet për këtë qëllim.

Nëse supozojmë se kjo masë kompensimi do të jetë 1200 lekë, do përfitonin shtesa rreth 480 mijë pensioniste.  Fondi vjetor do të ishte: 480 000 x 12 euro = 5,76 milon euro në muaj, ose 69 milion euro ne vit. Përjashtim do kenë vetëm pensionet e plota të pleqërisë urbane që do kompesohen me 1800 lek deri tek vlera e pensionit 40 mijë lekë.

 

Ky fond do ishte: 150 000 pensionistë x 18 euro = 2,7 milion euro ne muaj ose 32,4 milion euro ne vit.. Gjithësej 101,5 milion euro. Aq sa qeveria ka planifikuar në fillim të këtij viti për kompesimet e pensionistëve.

 

Për ta mbyllur të gjithë fazëllin e kësaj reforme, qeverisë do ti duhet të kompesojë me 1200 lek në muaj dhe personat që përfitojnë pagesa nga zyrat sociale, masa e tyre është baras ose më pak se pensioni social.

Kjo ka qënë e nevojëshme për t’u kompesuar edhe pa miratuar minimumin jetik. Konkretisht nga zyrat sociale përfitojnë pagesa rreth 90 mijë persona me aftësi ndryshe dhe kujdestarët, si dhe rreth 60 mijë familje me ndihmë ekonomike. Pra 150 mije x 12 euro = 1,8 milon euro x 12 muaj = 21,6 milion euro në vit.

 

Qeverisë do t’I duhet vetëm 23 milon euro shtesë për të përmbyllur këtë faze të rëndësishme, siç konsiderohet minimumi jetik. Këtë fond shtesë besoj se qeveria mund dhe duhet ta suportojë, kur bëhet fjalë për një reformë shumë të rëndësishme, aq më tepër do e dallonte nga e djathta.

 

Madje qeverisë së majtë do i shtonte pike në sy të elektoratit nëse kjo reformë do të merrte jetë nga fillimi i vitit tjetër. Nëse nuk realizohet, atëhere do të ishte me vend që protestuesit ta shtonin si pike të veçantë në kërkesat e tyre. Kjo kërkesë do shtonte dhe më shumë numërin e protestuesve në shesh. Edhe sikur vetëm kjo pikë të realizohej e protesta do mbyllej, ajo do quhej shumë e suksesshme.

 

Në gazetë do gjeni edhe tabelën përkatëse të detajuar sipas llojit të pensioneve dhe fondet përkatëse. Numëri i personave përfitues dhe pagesat mesatare të të ardhurave janë marrë nga statistikat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, vit, të cilit i është referuar edhe qeveria për të llogaritur fondin e pëgjithëshëm të kompesimit.

 

Duhet pranuar se në fund të 5 viteve jo të gjithë personat do arrijnë tek minimum jetik, por kjo reformë do veri në shina të drejta e detyruese çdo qeveri në vitet e ardhëshme për të planifikuar fone shtesë, që reforma të zbatohet vit pas viti.