Shqiptarët si plaçka e luftës së oligarkisë

303
Sigal

Oligarkët e naftës po zhvasin qytetarët duke mbushin xhepat me 1 mln euro në ditë fitim, nëse merret konsumi mesatar ditor prej rreth 1500 tonësh. Nafta në tavan ndërsa karteli i naftës me “ushtarët” e tyre në bordin e transparences rrisin çmimin në në 248 lekë për litër. Ja si qytetarët bien pre e naftës jashtë standardeve dhe blejnë gazoil të përzier me solar, apo vajguri , ku veç kostove  të 7 taksave me të cilat qeveria mbush arkën, po shkatërrojnë dhe makinat

Oligarkët e naftës zhvasin qytetarët , mbushin xhepat me 1 mln euro në ditë fitim

 

Nafta në Shqipëri është krejtësisht jashtë standardeve me të cilat tregtohet në letër dhe në pjesën dërrmuese është gazoil i përzier me solar, apo vajguri dhe rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë. Veç kostos dhe ndikimit, që ka në amortizimin dhe shkatërrimin e automjeteve,

Prej dy javësh shqiptarët po e paguajnë çmimin e naftës vetëm në rritje dhe në mungesë të një reagimi qytetar, bordi sa herë që mblidhet e ngre vazhdimisht atë.

Në historikun thellësisht klientelist të këtij bordi ka pasur një rast kur çmimi është rishikuar brenda ditës me rritje. Por, kur vjen puna për ta ulur atë, bordi bëhet dembel.

Si rregull, bordi duhej të ishte mbledhur kur në tregjet ndërkombëtare nafta u ul. Por, bordi mblidhet vetëm kur çmimi i karburanteve rritet në bursat ndërkombëtare dhe përgjatë të gjithë këtyre ditëve shqiptarët e blenë litrin e naftës te pikat e kontrolluara deri në 20 lek më shtrenjtë se te pikat jashtë kontrollit të kartelit të hidrokarbureve, siç e quan deputeti Erion Braçe.

Nëse merret konsumi mesatar ditor prej rreth 1500 tonësh në ditë, vetëm nga kjo diferencë në çmim, oligarkët kanë arkëtuar rreth 600 mln lek në ditë. Fitimi ditor i kompanive me këto çmime shkon në rreth 1 mld lek, ose rreth 1 mln euro.

Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar bordin si ligjërues të kartelit të karburanteve, duke treguar se në pikat e shitjes me pakicë që furnizohen të Kastrati e Gega, por që nuk janë nën kontrollin e tyre, çmimi është deri në 20 lek më lirë.

Që çmimi i naftës është rritur në tregjet globale këto ditë është fakt, por është gjithashtu fakt se rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare është reflektuar dyfish në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi nafta është 30 deri në 50 lek për litër më lirë se në Shqipëri.

Kastrati dhe Gega prej vitesh zotërojnë bashkë pjesën dërrmuese të tregut, si të importit, ashtu edhe të shitjeve me pakicë në treg. Vetëm Kastrati zotëron 70 për qind të tregut me shumicë dhe 50 për qind të atij me pakicë.

Oligarkët justifikohen me rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve në rastet kur ka rritje në tregjet ndërkombëtare për shkak të mungesës së parave për të mbushur depozitat plot. Kompanitë deklarojnë se kapacitetet e depozitave të tyre kanë nga 70 deri në 90 mijë tonë.

Nëse merret konsumi mesatar ditor prej rreth 1500 tonësh në ditë, vetëm nga kjo diferencë në çmim, një oligark ka arkëtuar rreth 600 mln lek në ditë. Fitimi ditor i kompanive me këto çmime shkon në rreth 1 mld lek, ose rreth 1 mln euro.

Mbushja e plotë e tyre kërkon mbi 100 mln dollarë, para që thonë se asnjëra nuk i ka dhe për këtë arsye operojnë në bursa ditore duke importuar 1 mijë deri në 2 mijë tonë karburante në ditë. Por, pyetja që ngrihet është se si ka mundësi që as Kastrati dhe as Gega nuk kanë mundësi financiare të mbushin depozitat e tyre, në një kohë që e para deklaron 12 mld lek fitim për vitin 2019 (ose rreth 100 mln euro) dhe e dyta 6 mld lek fitim (ose rreth 50 mln euro) po për vitin 2019?

Që arsyetimi i dy kompanive është i dyshimtë përforcohet edhe nga fakti që në 2019-n, policia shpalli në kërkim administratorin e Gega Oil, Paulin Gegën me akuzën e shmangies së taksave dhe pastrimin e parave, ndërsa Kastrati është akuzuar për pozitën dominuese në tenderat e furnizimit me karburant të institucioneve shtetërore, ku në 50 për qind të rasteve shpallet kjo kompani fituese.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër është cilësia e naftës. Në 2017-n, një investigim në kuadër të një projekti të financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë zbuloi se cilësia e naftës që tregtohet ishte mjaft e ulët në krahasim me të njëjtin produkt në vendet e rajonit.

Investigimi zbuloi faktin se nafta në Shqipëri është krejtësisht jashtë standardeve me të cilat tregtohet në letër dhe në pjesën dërrmuese është gazoil i përzier me solar, apo vajguri dhe rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë. Veç kostos dhe ndikimit që ka në amortizimin dhe shkatërrimin e automjeteve, kjo lloj nafte ka një kosto marramendëse edhe në mjedis, pasi çliron në ajër lëndë toksike kancerogjene.

Shtatë taksat që rëndojnë mbi qytetarët. Si Qeveria po mbush arkën e shtetit, nëpërmjet çmimit të naftës

Në një kohë, që vendi përballet me një krizë ekonomike, që vjen si pasojë e pandemisë së Covid-19, dhe tashmë edhe lufta në Ukrainë, qytetarët shqiptarë po përballen edhe me një rritje të “çmendur” të çmimit të naftës. Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët. Por cilat janë 7 taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në çmimin final? Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi. Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët apo austriakët. Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund t’i shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre.

 

Ministrja Balluku merr në mbrojtje kartelin e naftës: Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, bën transparencë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, më herët zv. kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku është pyetur nga gazetarët për çmimin rekord të naftës në vendin tonë. Sipas ministres, Bordi i Transparencës nuk vendos çmime nafte, por është aty për transparencë, por vetëm për atë nuk është, sepse në bursa prej ditësh çmimet kanë rënë dhe jo vetëm ato të karburanteve. Ministrja madje thotë nuk është e vërtetë që çmimi i naftës në bursa ka rënë duke thënë se Bordi i referohet çmimit të produktit.“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, po është aty për të kontrolluar dhe bërë transparencë publike. Ne si bord nuk e rrisim dhe nuk e ulim çmimin e naftës. Kam dëgjuar kohët e fundit se ka një abuzim në medie edhe nga politikanë për çmimin e naftës në bursa që ka rënë, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin krudo ndërsa ne i referohemi çmimit të produktit, me çmimin e diesielit dhe gazit, duke iu referuar bursës Planc. Është shumë e lehtë dhe transparente për të parë se si janë çmimet në bursë sot. Krahasimi me rajonin, e kemi thënë disa here, se kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi i karburanteve me taksat, pra taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit Mali i Zi dhe Maqedonia e paguajnë në mënyrë të veçantë, kjo është diferenca, sepse ndryshe do të shkonte në të njëjtat nivele.”, -tha Balluku.

 Faktet që vërtetojnë të kundërtën, bordi rrit naftën në 248 lekë për litër

Ndërkohë faktet flasin ndryshe nga çfarë thotë ministrja. Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e tregtimit të naftës në vend, me 9 lekë më shumë nga vendimi i mëparshëm. Një litër naftë do të tregtohet për 248 lekë. Kjo është rritja e katërt radhazi. Çmimi i naftës arriti rekord historik në vend më 17 qershor, ku një litër naftë u tregtua për 265 lekë. Çmimi i benzinës ka pësuar një rënie të lehtë, ndërsa për gazin çmimi është rritur me 1 lekë.