Ja si kompania e vetme shqiptare e fluturimeve, e ngritur me shumë krenari nga sot rezulton një dështim me një borxh prej 20 milionë eurosh
Info
Urdhëra sekuestrosh për borxhe, që kapin shifrën e 4.5 milionë eurosh
Në fillim të muajit të kaluar, një kompani e quajtur I.B.N iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për nxjerrjen e një urdhri sekuestroje. Kompania për të cilën kërkohej sekuestroja ishte flamuri i qiellit shqiptar, Air Albania. Sipas vendimit të Gjykatës, krenaria kombëtare siç e pati quajtur kryeministri, i detyrohej kompanisë I.B.N, 4.5 milionë euro fatura të papaguara. I gjithë ky borxh ishte i provuar përmes faturave fiskale dhe i çertifikuar nga një vendim i mëparshëm gjykate në muajin tetor të vitit të kaluar.
Pas denoncimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, se kompania shqiptare e fluturimeve ka falimentuar për shkak të udhëtimeve të kryeministrit, janë zbardhur detaje të reja nga situata e saj.
“Air Albania” nuk dorëzon prej pesë vjetësh bilancet në QKB, ndërsa dyshohet se kjo kompania prej kohësh ka probleme me pagat dhe sigurimet e punonjësve. Gjithashtu, “Air Albania” është zhytur në borxhe ndaj kontraktorëve, aq sa në aeroporte të ndryshme të Europës nuk e furnizojnë me karburant.
Kjo është deklarata që bëri ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në emisionin Çim Peka Live. Ai deklaroi se kompania e vetme shqiptare e fluturimeve, e ngritur me shumë krenari nga kryeministri Edi Rama, sot rezulton një dështim me një borxh prej 20 milionë eurosh. Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se kompania Air Albania ka dorëzuar vetëm një herë bilancet kontabël, ato të vitit 2018, dhe pas këtij viti kjo kompani nuk ka regjistruar depozituar asnjë pasqyrë financiare.
Mos deklarimi i të bilanceve në QKB, është kategorizuar me flamur të kuq ndërsa kompania vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit. Së fundi, kompania “Air Albania” duket se është futur në një spirale të frikshme borxhesh, aq sa nënkontraktorët e saj kanë arritur të sigurojnë urdhëra sekuestrosh për borxhe që kapin shifrën e 4.5 milionë eurosh.
Në të tilla kushte ngrihen shumë pikëpyetje, në lidhje me faktin nëse Air Albania po i paguan detyrimet ligjore?
A po i derdh ajo taksat që mblidhen në çmimin e biletave atje ku duhet të derdhen? Cili është sot kapitali i saj?
A ka lidhje rritja me 20 milionë euro gjatë vitit të kaluar e zërit të Llogarive të Arkëtueshme në bilancin e Aeroportit me Air Albanian? Si është zgjidhur çështja e tyre? Jo vetëm palëve të treta, por kompania ka probleme me pagimin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore për punonjësit e saj.
Pas denoncimit të bërë nga Arben Ahmetaj për falimentimin e “Air Albania”, për shkak të fluturimeve me Charter të Edi Ramës, kanë mbërritur denoncime nga brenda kompanisë për situatën financiare të saj. Sipas syri një punonjës pretendon se kompania nuk ka paguar pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, ndërsa edhe pse i është drejtuar me një seri emailesh kompanisë, nuk u është kthyer përgjigje për situatën. Denoncuesit pretendojnë gjithashtu se në aeroporte të ndryshme avionët e “Air Albania” nuk furnizohen me karburant, ndërsa kjo ka sjellë për pasojë vonesa në nisjen e tyre.
Kompania që u shit si flamuri i krenarisë kombëtare përfundoi në të vërtetë në një kompani, që u ndërtua vetëm për të siguruar charterat e maskotit të saj. Dhe tani fatura po u ngarkohet qytetarëve. Dhe po financiarisht Air Albania është e rrënuar. Një aset toksik, që emeton vetëm borxhe.
Kompania pa bilanc që nga 2018
Gjendja financiare e Air Albania, një kompani ku 10 për qind e aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, mbetet e panjohur për publikun. Bilanci i fundit i publikuar i Air Albania është ai i vitit 2018, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë financohet kompania dhe kush janë pasojat financiare, për aksionet publike të mbajtura nga Albcontrol.Financat e Air Albania u vunë në qendër të debateve publike, pas marrëveshjes së kompanisë me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për charterin personal të kryeministrit. Nuk dihet se sa paguajnë shqiptarët për avionin kryeministror, që drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka marrë hua nga Air Albania. Opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje mes disa çështjeve të tjera të nxehta, por nisma u bllokua nga maxhoranca.