Pas lirimit nga paraburgimi të Ish-ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqajt, deputeti demokrat Besart Xhaferri ka shprehur reagimin e tij , duke thënë se drejtësia liroi Ilir Beqajn ndërkohë qe jashtë protestohej për shkeljet e Belinda Ballukut, duke e vlerësuar të padrejtë këtë situatë.
Reagimi i deputeti demokrat Besart Xhaferri:
“Ditën që lirohet Ilir Beqaj, policia nuk lejon protestën kundër Ballukut para SPAK!
Një armatë policësh sot u soll si njësi mercenarësh përballë disa protestuesve të rinj që kishin shkuar për të pritur Belinda Ballukun para SPAK.
Ata policë, të cilët SPAK-u nuk i njofton për operacionet nga frika e dekonspirimit, sot u sollën brutalisht me disa të rinj, e vetmja armë e të cilëve ishte një pankartë ku shkruhej “2 dele, 300 apartamente”.
Janë po këta policë që mbronin protestuesit e Veliajt, kur ata ishin mbledhur për të protestuar para SPAK-ut kundër arrestimit të tij.
Por sot teksa protestohej kundër Ballukut, drejtësia liroi Ilir Beqajn”.





















