Presidenti i Federatës së Notit, Agim Çiraku dhe kryetarja e Bashkisë Ermirana Sako, pritën sot në Durrës 12 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova që garojnë për Kupën Memoriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati”
Aktiviteti ka filluar rreth ores 10:00, ku pjesëmarrja janë nga Shqipëria dhe Kosova.
Ky aktivitet po mbahet në nderim të figurës së shquar të notit, Agron Ismailatit, dhe sporteve ujore në Durrës, i njohur si notar, portier i vaterpolos dhe trajner i ekipit të Lokomotivës, më pas Teutës. Ismailati për mbi 50 vite me radhë udhëhoqi si trajner ekipin e notit të Lokomotivës , duke përgatitur breza notarësh kampionë e rekordmenë.
Organizatorë janë: Bashkia Durrës, Klubi Shumësportësh “Teuta”, Durrës dhe Federata Shqiptare e Notit. Vperimtaria mbështetet edhe nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri






















