Autobusi i “Mangalemit” kalon me vështirësi në rrugën “Pasho Hysa”, banorët: Të zgjerohet rruga, krijohet trafik mjetesh çdo ditë!

Një qytetar i Tiranës ankohet për rrugën “Pasho Hysa”, e cila ndodhet pranë lagjes Ali Demi. Rruga është vetëm me një kalim dhe krijohet trafik mjetesh çdo ditë duke shkaktuara vonesa dhe kaos të përditshëm.
Në denoncimin e tij, qytetari shkruan: “Rruga ‘Pasho Hysa’ është njëkalimshe dhe e ngushtë.Ajo pengon kalimin e automjeteve, sidomos të autobusit. Nëse je vonë, duhen minimumi 15-20 minuta që autobusi të kalojë përgjatë asaj rruge të ngushtë, vetëm me një kalim. Nga automjetet, autobusët dhe madje edhe mjetet e tonazheve të mëdha shkaktohet trafik i rënduar, sikur të ndodhesh në një rrugë të madhe dhe jo në një rrugë të vogël pranë Ali Demit.
Autobusi ‘Mangalem’ kalon me vështirësi sepse është rrugë me një kalim. Në këtë zonë banojnë rreth 10 mijë banorë.Rruga është e dëmtuar me gropa, ujë dhe baltë.Mungojnë trotuaret dhe ne detyrohemi të kalojmë në rrugë, midis makinave, duke rrezikuar jetën. Rruga duhet të zgjerohet dhe të bëhet me dy kalime. Duhet të hapen edhe rrugë të reja që lidhin ‘Mangalemin’ me Qytetin Studenti, për të pakësuar fluksin e makinave. Bashkia Tiranë nuk ka marrë asnjë masë për të na ndihmuar.”

Sigal