Prej pesë ditësh Tirana po përjeton protesta, përplasje të dhunshme, rrugë të bllokuara dhe forca të shtuara të policisë që kanë ndërhyrë me ndalime dhe arrestime të qytetarëve.
Sakaq Komiteti Kombëtar i Helsinikit ka konstatuar shqetësime serioze lidhur me kushtet e mbajtjes së të rinjve në dhomat e sigurisë.
Sipas konstatimeve ndër problematikat kryesore është mbipopullimi në dhomat e sigurisë, ku tëmiturit mbahen të shtrirë përtokë, pa dyshekë. Dhomat që janë të ndërtuara e të përshtatshme për një, por në fakt rrinë 4-5 persona.
Evidentohen edhe pretendime për dhunë dhe shkelje të protokolleve të arrestimit.
Shkeljet e mundshme kërkojnë hetim të mëtejshëm nga institucionet përgjegjëse në përputhje me standartet ligjore.





















