Mburren me 300 kredi të buta, a thua se do të dhurojnë 300 apartamentet e Ballukut, ndërkohë që drama e strehimit, për shkak të pastrimit të parave, po rrënon mijëra familje në Tiranë dhe qytetet bregdetare!
Në një kohë që ministrat kanë dalë me radhë për 300 kreditë e buta që do të japë shteti për patronazhistët, drama e strehimit po rëndon mbi mijëra familje në Tiranë dhe qytetet bregdetare.
Këto pamje nga Vlora, ku një e re shoqërohet me forcë nga policia pasi nxirret nga banesa, në një kohë që nuk ka ku ta lërë familjen, nuk kanë nevojë për shumë koment.
Që të mos ishin këto pamje, propozuam nismën “Një shtëpi për çdo çift të ri”, por këta kanë vetëm nismën: 300 apartamente për çdo ministër!





















