Agim Çiraku: “Kënaqësi të japësh një titull kaq të madh e të nderuar në emër të profesor Ismailatit”

Durrësi mirëpriti sot 12 ekipe noti nga Shqipëria dhe Kosova në mbështetje të një aktiviteti homazh që u mbajt në nderim të një figure kampion të notit, Agron Ismailatit.

Me përfaqësues nga Bashkia e Durrësit, Shoqatës së Veteranëvë të Durrësit dhe përfaqësues të Federatës Shqipëtarë të Notit, aktiviteti nisi në orën 10:00, me fjalën e Presidentit të FSHN, Agim Çirakut.

Sigal

Çiraku, hapi aktivitetin me një fjalë nderuese për organizimin duke falendruar të gjithë mbështëtësit, dhe duke theksuar se ky aktivitet synon përjetësimin e figurave të shquara të historisë së notit shqiptar duke vlerësuar kontributin e dhënë nga mjeshtri dhe profesori Agron Ismailati.

“Në emër të Federatës Shqipëtare të Notit, ju uroj mirëseardhjen në këtë veprimtari që sapo ka nisur në pishinën e nje tjetër mjeshtri të madh “Taq Dafa”. Por sot ky ambient sportiv do të gumëzhijë  për të nderuar një nga kolosët e historisë së notit shqiptar. Si President i Federatës Shqiptare të Notit  ndihem i respektuar dhe i vlerësuar që Bashkia e Durresit dhe Klubi i sportit Teuta, na mbështesi në këtë organizim i cili bën perjetësimin e figurave të mëdha të historis së notit. Ata janë shumë kampion  por Ismailati zë vendin e vecant si një nga legjendat e notit shqiptar dhe atij kombëtar”, është shprehur ai.