Zjarri përfshin një banesë në Lushnje, dëme të mëdha materiale/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga zjarri në fshatin Krutje, në Lushnje. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke djegur plotësisht orenditë.

Sigal

Dy mjete të zjarrfikësve të Lushnjes kanë ndërhyrë dhe shuar zjarrin duke mos lejuar përfshirjen e banesave të tjera përrreth të cilat kanë qenë shumë afër vatrës së zjarrit.

Në vend gjarje përveç zjarrfikësve kanë qenë dhe shërbimet e policisë së komisariatit Lushnje të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarri që mund të merrte përmasa katastrofike.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.