Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta ku është fokusuar protesta që tash po hyn. Kush është në hall: individi, Partia apo Shqipëria?

Vangjush Saro

Problemi tjetër i madh, që s’mund të anakalohet më, është korrupsioni; dhe këtu, pyetjet kanë mbaruar, ndërkohë që përgjigje nuk ka. I gjithë vendi, siç e ceka edhe më lart, mbeti gojëhapur me atë historinë e ish-nëpunësit të AKSHI-it, milioneri Beqiraj, i cili na paskej kompani në Slloveni, kështjellë në Francë e, nuk di tjetër çfarë. A thua… ishin të vetat apo thjesht bën menaxherin? (“Mos ji kurrë skllav i pasurisë tënde.” Seneka)

Sigal

A është ai në gjendje t’u thotë shqiptarëve apo “t’u kërkojë besë” shqiptarëve… që nuk ka lidhje dhe nuk mban përgjegjësi për çfarë akuzohen Zëvendëskryeministrat, ministrat, nëpunësit e lartë të llojit Beqiraj, etj.?Tani, përveç personazheve të politikës e të shtetit, jo më pak në hall gjenden edhe ata të Drejtësisë. Ndërkaq, puna nuk na pret se… po na presin në Evropë.

Në muajin e tretë, e ashtuquajtura Reformë Territoriale ka “nxehur gjakrat” edhe ajo, duke e shtuar tensionin në vend. Ai bosi, atje tutje, thotë që ky projekti i Durrësit ishte pesë me hiç. Këtej, shkojnë edhe e kapin atë tjetrin duke pilotuar një avion privat; kurse pasuritë (e kujt?) i lënë pa gojë shqiptarët. Shko e zgjidhe nyjen! (“Historia na mëson se njerëzit dhe qeveritë nuk kanë mësuar kurrë asgjë nga historia.” Hegel)

Këtu, në këto radhë, sërish gjendemi në njëlloj meditimi: për hallet që s’i ndahen Shqipërisë dhe për të pahirët e saj, për protestat që nuk ndalen dhe për dorëheqjet e pamundura, për të vërtetat e pakta dhe për gënjeshtrat e shumta, për miqtë e “mërzitur” e të pathyeshëm në fiksimet e tyre dhe për ditët e tjera që (pa le si) do të vijnë…

Kemi çështje të vështira përpara. Bie fjala, kjo punë e bashkimit të Bashkive. Ajo më sjell ndër mend një tregim të hershëm të shkrimtarit të njohur Naum Prifti. Tregimi bën fjalë për kohën kur Shqipëria s’kishte shumë mote në rendin e ri. Një shofer ambulance në Kolonjë duhej të çontë një të sëmurë rëndë në spitalin e Korçës; por kishte probleme me gomat e makinës. Dhe ai e mbushi njërën (nuk mbaj mend detaje) me lecka e sende të tjera dhe… u nis. Sa larg dhe sa afër! (Historia, qytetet, hallet.)

Duke lënë pas ndryshimet, traditat, por edhe lëvizjet demografike, mund të kujtojmë që nga Erseka në Korçë duhet një orë a më shumë… Dikush mund të thotë që kushtet kanë ndryshuar, rrugët gjithashtu. Gjithsesi, distanca mbetet, aq më shumë po të mendosh për ato fshatra e për ata fshatarë që duhet udhëtojnë njëherë për të zënë Ersekën e mandej Korçën. Kjo, më së pari, thuhet edhe për të tjera bashkime; por ata që e inicojnë reformën, mbase i kanë menduar më mirë punët. Kushedi!

Problemi tjetër i madh, që s’mund të anakalohet më, është korrupsioni; dhe këtu, pyetjet kanë mbaruar, ndërkohë që përgjigje nuk ka. I gjithë vendi, siç e ceka edhe më lart, mbeti gojëhapur me atë historinë e ish-nëpunësit të AKSHI-it, milioneri Beqiraj, i cili na paskej kompani në Slloveni, kështjellë në Francë e, nuk di tjetër çfarë. A thua… ishin të vetat apo thjesht bën menaxherin? (“Mos ji kurrë skllav i pasurisë tënde.” Seneka)

Këto episode duken si përrallë. Por përtej çdo përralle e fakti, Kryeministri vazhdon të bëjë propagandë për arritjet e qeverisë së tij, të Partisë së tij. Edhe të tilla ka, s’bën ta mohojmë, por është e vështirë t’i dallosh ato në pamjen e rënduar nga abuzimet. Dhe tani, jemi përpara faktit që këtu nuk është e lumtur asnjëra anë. (“Në xhungël gjithkush vuan…” R. Kipling) Hall andej e hall këtej. Si dilet nga ky labirinth?

Mbase më parë duhet të dimë apo të pranojmë se kush e ka hallin më të madh: Individi (kupto Kryeministri apo të tjerë politikanë që drejtojnë parti e klane) apo Shqipëria? Kjo dilemë, a më shumë se kaq, gjithashtu po i bën gjithnjë e më të vështira përgjigjet. Nga njëra anë, duket sikur i kemi rënë shumë në qafë Kryeministrit. Por fundja, a është ai në gjendje t’u thotë shqiptarëve apo “t’u kërkojë besë” shqiptarëve… që nuk ka lidhje dhe nuk mban përgjegjësi për çfarë akuzohen Zëvendëskryeministrat, ministrat, nëpunësit e lartë të llojit Beqiraj, etj.?

Tani, përveç personazheve të politikës e të shtetit, jo më pak në hall gjenden edhe ata të Drejtësisë. Ndërkaq, puna nuk na pret se… po na presin në Evropë. Edhe kjo është një histori më vete. Hyjmë apo nuk hyjmë. Vonohemi (për shkak të këtyre episodeve që u renditën më lart) apo s’është problem; se jemi që jemi të vonuar, të hyjmë siç është për të hyrë. Në Evropë, ishte fjala. Në fakt, në kohën e Skënderbeut atje kemi qenë… (E lashë me kaq, se e di që humori apo ironia nuk i bëjnë mirë kësaj teme.)