Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në fshatin Fier-Shegan, në Lushnjë.
Në banesë jetonin dy bashkëshortë të moshuar.
Zjarri dyshohet se ka nisur në katin e parë të banesës, ndërsa familjarët kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Të afërm dhe fqinjë kanë ndërhyrë për të nxjerrë dy të moshuarit nga banesa, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre në kohë. Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Gjithashtu, një autoambulancë ka kryer kontrollin shëndetësor të dy bashkëshortëve, të cilët rezultojnë jashtë rrezikut.
Sipas shërbimit zjarrfikës, dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen pas hetimeve




















