SPAK i dërgon fletëthirrje ish-zv.kryemistres, Belinda Balluku

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfdv.PNG

SPAK i dërgon fletëthirrje ish-zv.kryemistres, Belinda Balluku, përmes së cilës i kërkon të paraqitet para oficerëve të BKH-së më datë 31 korrik 2026 pasi do t’i komunikohet zgjatja e afateve të hetimit.

Sigal

Duke qenë se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është e pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ajo duhet të paraqitet në SPAK në shoqërinë e një avokati.

Balluku ndërkohë është nën hetim edhe për pastrim parash, korrupsion e shkelje të barazisë në tendera për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.

Këtë të mërkurë në SPAK u paraqitën dy ish-vartësit e saj ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, ish-kreu i KESH bashkë të pandehur me Ballukun, ku iu komunikuan zgjatjet e afateve të hetimit deri më datë 20 tetor 2026.