BE-Serbisë: Anëtarësimi varet nga marrëdhëniet me Kosovën

570
Zëdhënësja e Komisioneres së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijancic ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga marrëdhëniet me Kosovën si dhe reformat.
Gjatë një prononcimi për median serbe ‘Tanjug’, Kocijancic theksoi se BE-ja do të punojë me Serbinë për një proces të fortë dhe të shpejtë të anëtarësimit.

“BE-ja është e angazhuar fort për qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Pozitivisht ne e kuptojmë përpjekjen e Serbisë dhe ne do të punojmë së bashku për të forcuar dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit”, ka thënë Kocijancic.
Sigal