Skandali 23 milionë euro me uniformat e policisë

2546
Sigal

Kompania që u kap nga përgjimet e ministrisë së Brendshme për tenderat e ushqimeve në burgje, pas vuajtjes së dënimit mer si ‘peshqesh’ tenderin 23 milion euro për uniformat e policisë. Rilindja në 6 vjet ka harxhuar 7 milion euro, vetëm në 2019 u tenderuan 23 milion euro, ku 1 uniform policie kushton 3 mij euro, aq sa do ta kishin zili edhe kompanitë e modës në Milano, Berlin, Londër dhe Paris.

Vjedhja skandaloze e 23 milionë euro, një uniformë policie kushtoi 3 mijë euro

Nuk kanë të sosur skandalet e tenderëve dhe koncesioneve në qeverisjen e Rilindjes. Një tjetër rast i dyshimtë është tenderi për uniformat e policisë. Në gusht të 2019-s, qeveria akordoi një fond prej 23 milionë euro për uniformat e reja verore dhe dimërore të policisë për katër vite. Një shumë kjo rreth trefish më e lartë. Po të shikojmë prokurimet nga shtatori 2013 deri në qershor 2019, pra për rreth 6 vjet, qeveria ka shpenzuar rreth 7,8 milionë euro për uniformat e policisë. Ndërsa sot, ky tender ka kapur shifra marramendëse. “Tenderët më abuzivë, të paktën ata që kanë bërë më tepër bujë. Ka qenë tenderi i blerjes së uniformave të policisë. Një tender që u diskutua jashtëzakonisht shumë për shkak të kostove jashtëzakonisht shumë të larta. Ne na kushtoi 3 mijë euro një uniformë policie, që kishte një kapotë, një palë këpucë, dy palë pantallona dhe dy këmisha. Të gjitha këto kushtonin tre mijë euro ndërkohë që me një llogari të thjeshtë nëse do të ishin blerë në dyqanet e rrobaqepësive në Tiranë pa pasur as tenderë as garë asgjë. Të gjitha nuk do të shkonim më shumë se 50 mijë lekë për një efektiv policie”, tregon Panajot Soko. Duke qëndruar tek uniformat e policisë së shtetit. Kulmi i abuzimit arrin kur një kompani e dënuar për afera korruptive. Bëhet fjalë për “Gjergjefi Sh.p.k”, që është hetuar disa herë për korrupsion për tenderët e uniformave të policisë. Hetimet nisën në vitin 2011 dhe u iniciuan pas denoncimit të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët mbi bazën e denoncimeve publike gjetën një dëm ekonomik 1.5 miliardë lekë të reja. Sot situata ka ndryshuar, korrupsioni është harruar dhe me këtë kompani ka nisur bashkëpunimi. Partia Socialiste, në vitin 2018, i jep sërish tenderin për uniformat, kompanisë Gjergjefi sh.p.k. “Në përgjithësi për procesin e tenderimit në Shqipëri ka një hije të madhe. Për këtë flasin edhe institucionet ndërkombëtare që bashkëpunojnë me ne si banka botërore, fondi monetar, kombet e bashkuara, bashkëpunimet me qeveritë e ndryshme” tregon Suzana Guxholli. Në vitin 2016, dy kompani, u kapën me përgjime, për shkak të aferave me tenderët për ushqimin në burgje. Administratorët e tyre u arrestuan dhe u dënuan, por sot sërish këto kompani vijojnë të marrin fonde publike. “Prokuroria filloji një ndjekej penale kundër katër operatorëve në garë të cilët u regjistruan gjatë përgjimeve me një zyrtarë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Çfarë ndodhi me këta operator? Dy prej tyre ndryshuan emrat, ndërkohë që administratoret ishin në masë arresti në burg kompanitë vazhdonin të fitonin tenderë. Madje jo vetëm me institucionet me bashkitë por edhe me kryeministrinë apo me shërbimin informativ”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania. Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, thyen rekordin për fryrjen e fondeve të tenderëve. Kështu, ky institucion, alokoi një tender rreth 500 mijë euro për t’i mësuar gjuhën angleze, 10 punonjësve të saj. Duket qartazi, që një kurs anglishteje i tillë, nuk kushton as në Harvard apo Oksford. Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2019, Albcontrol hapi një tender me vlerë rreth 400 mijë euro, për kontrollin mjekësor të punonjësve të saj, që njihet ndryshe si Check Up. Edhe ky ishte një tender tejet abuziv, për dy arsye. E para punonjësit e Albcontrol janë zyrtarë shtetëror dhe për pasojë nuk mund të trajtohen ndryshe nga administrata shtetërore. E dyta, shërbimin e Check e ofron një koncesion i qeverisë, i miratuar në vitin 2015, dhe ku mund të përfitojnë falas shërbimin në çdo qendër shëndetësore. Dhe e treta, shifra e tenderit prej 400 mijë euro për 332 punonjës që ka Albcontrol, është tepër e fryrë. Nëse e përpjesëtojmë këtë shifër, i bie që çdo punonjës i Albcontrol do të paguajë rreth 1200 euro për një kontroll mjekësor. Tenderë të çuditshëm e njëkohësisht të dyshimtë, janë me qindra. Kjo ka bërë që edhe qytetarët të humbasin besimin tek shërbimet dhe investimet publike, për shkak të shpërdorimit të fondeve publike. “Krijohet një mosbesim shumë i fortë mes publikut dhe shtetit. Nëse ti vëren se këtu bëhen tenderë korruptim që nuk na shërbejnë ne, por shkojnë për të majmur tre katër njerëz, apo një grup politikanësh dhe burokratësh. Nuk e kuptoj pse unë duhet të paguaj taksat në shtet. Unë jam më i prirur të jem informal, dhe siç thotë populli t’ia fus shtetit, sepse është një shtet tek i cili nuk kam besim. Pra ia tenderi nuk është një lek që thjesht po vidhet tani, efektet e tij janë shumë më të mëdha”, tregon Koloreto Cukali. Specialistët shprehin habinë se si ka mundësi që 3,000 euro kushton një uniformë policie nga Rama në 2019! Ia menderosin shumëfish edhe Hugo Boss, Zegna etj. Kanë blerë me policë, me prokurorë, me gjykatës e me ambasadorë… I gëzofshi reformat e Soros, se ja ku po shkojnë paratë e qytetarëve, as për rrugë, as për paga, as për pensione (Sipas rd.al)