Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik
ANALIZË/ Specialisti i futbollit Saimir Patushi, e përshkruan pa surpriza rrugëtimin e skuadrave në dy ture, parashikon një finale europiane Angli-Portugali
Nga Agron KAJA

Për cilën skuadër bën tifo Saimir Patushi në këtë kampionat Botëror?
Të them të drejtën nuk kam ndonjë preferencë. Kisha dëshirë për Holandën dhe Anglinë. Duke qënë se Holanda u eliminua, dëshirë e vetme ka mbetur që Anglia të shkojë sa më larg. Mbase është viti i tyre në këtë kampionat botëror.
Kampionati Botëror 2026 po i drejtohet fazave delikate, si i përshkruani ndeshjet në fazën e 1/16-ve?
Përveç Gjermanisë që ishtë zhgënjimi më i madh pas eliminimit në 1/16, dhe deri diku Belgjika që sikur po e falte kundërshtarin, të tjerat nuk kanë qenë surpriza. Në turin tjetër mendoj se fillon prova e ferrit, nëse do fitosh ndeshje të fortë.
Cila skuadër e eliminuar në këtë fazë e meritonte kualifikimin për më tej?
Faza e grupeve, me risinë e re që mua nuk më pëlqeu, kishte futboll mesatar, jo si në kampionate e tjerë botërorë. Nuk kishte ndonjë që të themi se zhgënjyen, sepse edhe 8 tetë skuadrat e treta më të mira ia dolën. Mbetem i zhgënjyer me Turqinë.
Nga skuadrat e kualifikuara dhe çiftet e përcaktuara, çfarë situate mendoni se do të kemi në turin pasardhës?
Në 1/8 nuk pres ndonjë surprizë. Po të shikosh skuadrat BIG, ato do bëjnë detyrën. Por këtu Portugalia besoj se do ecë përpara, dhe këta t’ia lemë kohës. Sepse tani duhen fituar ndeshjet një e nga një, dhe kjo ritmikë të nxjerr në turin tjetër.
Duke ju referuar ndeshjeve në fazën e 1/16-ve, veçoni ndonjë ndeshje për në “vitrinën” e këtij botërori?
Ndeshja më e bukur që kam parë ishte dhe ju doni ta quani “vitrinë”, mendoj se ishte Holandë-Marok 1-1, një nga më të mirat që kemi parë në 120 minuta lojë. Kjo është ndeshja më e bukur, ndërsa të tjerat nuk kanë qënë në nivelin e kësaj ndeshje.
Cila ka qënë e veçanta më evidente gjatë ndeshjeve që janë luajtur deri tani në fazën e 1/16-ve?
Gjatë këtyre ndeshjeve të luajtur në grupe dhe në 1/16, më ka bërë përshtypje niveli i disa ekipeve që janë të mëdha. Këtu si Spanja në grupin H që e nisi me një barazim 0-0 me Kepin e Gjelbër. Gjithsesi, e bëri detyrën dhe u kualifikua.
Nga çiftet e formuara deri më tani, ju cilin prej tyre mund ta quani si një finale e parakohshme?
Nga këto çifte nuk ka ndonjë ndeshje BIG. Ekipet e vogla na kanë mësuar se ka futboll edhe brenda tyre. Nëse do flasim për finale të parakohshme me skuadra të mëdha, Brazili do jetë jashtë tyre. Është skuadra më e plakur në të gjitha botërorët.
Në këndvështrimin e një specialisti të futbolli, cilat skuadra i mendoni si finaliste të Kupës së Botës 2026?
Kam dëshirë ta shoh Anglinë në finale, të tjerat të jenë kushdo. Mbase do të jetë edhe viti i Kristiano Ronaldos dhe shohim si finalistë Angli-Portugali. Ndërsa Messi mendoj se i ka mbaruar punët në këtë Botëror. Të shohë vetëm golat!
Ronaldo dhe Modriç e mbyllin me kombëtaret
Kristiano Ronaldo 41 vjeçar, do ta mbyllë me përfaqësuesen e Portugalisë pas përfundimit të Botërorit 2026. Lajmin e ka dhënë vetë motra e tij, Katia Aveiro, në një intervistë për “Sport TV”, pak orë para fillimit të ndeshjes Portugali-Kroaci në fazën me eliminim direkt. Pas kësaj ndeshje, edhe kroati Luka Modriç i dha lamtumirën kombëtares, në moshën 41 vjeçare.

Risia e FIFA-s, arsyeja e anulimit të golit të Kroacisë
Kroacia u eliminua me polemika nga Botërori pas përballjes me Portugalinë. Goli i Gvardiol në minutën e 103′ mund të dërgonte ndeshjen në shtesë, por iu anulua për pozicion jashtë loje. Teknologjia Snicko brenda topit mundi të zbulojë prekjet tregoi goditjet më të zbehta nga koka e Igor Matanoviç, ndërsa topi hyri në zonë, gjë që si rezultat bëri që Pasaliç të merrte topin në pozicion jashtë loje. Gjyqtari Eskas dhe e anuloi golin duke e dërguar Portugalinë në 1/8.
Grupi A
Skuadrat Nd P
Meksikë 3 9
Afrika e Jugut 3 4
Kore Jugut 3 3
Çeki 3 1
Ndeshjet në Grup
E enjte, 11 qershor 2026
Meksikë-Afrika J 2-0
E premte, 12 qershor 2026
Kore Jugut-Çeki 2-1
E enjte, 18 qershor 2026
Çeki-Afrika Jugut 1-1
E premte, 19 qershor 2026
Meksikë-Korea Jugut 1-0
E enjte, 25 qershor 2026
Çeki-Meksikë 0-3
Afrika J-Korea J 1-0
Grupi B
Skuadrat Nd P
Zvicër 3 7
Kanada 3 4
Bosnje H 3 4
Katar 3 1
Ndeshjet në Grup
E premte, 12 qershor 2026
Kanada-Bosnje H 1-1
E shtunë, 13 qershor 2026
Katar-Zvicër 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Zvicër-Bosnje H 4-1
E premte, 19 qershor 2026
Kanada-Katar 6-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Bosnje H-Katar 3-1
Zvicër-Kanada 2-1
Grupi C
Skuadrat Nd P
Brazil 3 7
Marok 3 7
Skoci 3 3
Haiti 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Brazil-Marok 1-1
Haiti-Skoci 0-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Skoci-Marok 0-1
Brazil-Haiti 3-0
E enjte, 25 qershor 2026
Marok-Haiti 4-2
Skoci-Brazil 0-3
Grupi D
Skuadrat Nd P
SH B A 3 6
Australi 3 4
Paraguaj 3 4
Turqi 3 3
Ndeshjet në Grup
E shtunë, 13 qershor 2026
SHBA-Paraguaj 4-1
E dielë, 14 qershor 2026
Australi-Turqi 2-0
E premte, 19 qershor 2026
SHBA-Australi 3-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Turqi-Paraguaj 0-1
E premte, 26 qershor 2026
Paraguaj-Australi 0-0
Turqi-SHBA 3-2
Grupi E
Skuadrat Nd P
Gjermani 3 6
Bregu Fildishtë 3 6
Ekuador 3 4
Kuraçao 3 1
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Gjermani-Kuraçao 7-1
E hënë, 15 qershor 2026
Bregu F-Ekuador 1-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Gjermani-Bregu F 2-1
E dielë, 21 qershor 2026
Ekuador-Kuraçao 0-0
E enjte, 25 qershor 2026
Kuraçao-Bregu F 0-2
Ekuador-Gjermani 2-1
Grupi F
Skuadrat Nd P
Holandë 3 7
Japoni 3 5
Suedi 3 4
Tunizi 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Holandë-Japoni 2-2
E hënë, 15 qershor 2026
Suedi-Tunizi 5-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Holandë-Suedi 5-1
E dielë, 21 qershor 2026
Tunizi-Japoni 0-4
E premte, 26 qershor 2026
Japoni-Suedi 1-1
Tunizi-Holandë 1-3
Grupi G
Skuadrat Nd P
Belgjikë 3 5
Egjipt 3 5
Iran 3 3
Zelanda e Re 3 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Belgjikë-Egjipt 1-1
E martë, 16 qershor 2026
Iran-Zelanda Re 2-2
E dielë, 21 qershor 2026
Belgjikë-Iran 0-0
E hënë, 22 qershor 2026
Zelenda Re-Egjipt 1-3
E shtunë, 27 qershor 2026
Egjipt-Iran 1-1
Zelandë R-Belgjikë 1-5
Faza gjysmëfinale
E martë, 14 korrik 2026
Fituesi A-Fituesi B 21:00 (1)
E mërkurë, 15 korrik 2026
FituesiC-FituesiD 21:00 (2)
Vëndi i tretë
E shtunë, 18 korrik 2026
Humbës1-Humbës2 23:00
Finalja
E dielë, 19 korrik 2026
Fituesi1-Fituesi2 21:00
Negelsman detyrohet të largohet, Klop merr Gjermaninë
Eliminimi ndaj Paraguait nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit e federatës gjermane të futbollit, DFB. Prej tyre, trajneri Nagelsman është detyruar që të japë dorëheqjen. “Unë nuk jam dikush që ia mbath”, u shpreh Nagelsman pas ndeshjes, por presioni ka bërë të ndryshojë mendim. Dorëheqje që nuk shmang detyrimet financiare, pasi DFB-ja do ti japë atij 7 milionë euro. Klop merr Gjermaninë.
Faza çerekfinale
E enjte, 9 korrik 2026
Fituesi b-Fituesi a 22:00 (A)
E premte, 10 korrik 2026
Fituesi e-Fituesi f 21:00 (B)
E shtunë, 11 korrik 2026
Fituesi c-Fituesi d 23:00 (C)
E dielë, 12 korrik 2026
Fituesi g-Fituesi h 03:00 (D)
Ndeshjet luhen me një takim

SHIFRA&FAKTE/ Po ndodh me bankinat, gjenden 8 “fajtorët” e dështimit tek disa skuadra
Eliminime dhe largime, trajnerët “koka turku”!
Në ndeshjet e Raundit të 1/16 që ka nisur nga dita e dielë në mbrëmje, të gjitha skuadrat po luajnë nga një takim me eliminim direkt. Që do të thotë, vetëm 90 minuta kishin në dispozicionin e tyre, për të kaluar ose jo në turin tjetër. Këtë start e nisën Afrika e Jugut-Kanada 0-1 më 28 qershor, dhe deri dje 3 korrik ku janë luajtur 13 ndeshje e janë shënuar edhe 33 gola. Tashmë janë përcaktuar 7 çiftet me 14 skuadrat e para që shkojnë në Fazën e 1/8-ve, ndërsa pritet të formatohet ky tur sot, me pjesën tjetër të skuadrave që do të synojnë të shkojnë në 1/8 e finaleve. Por në këto rradhë, një e veçantë e dukshme vjen për tu thënë se, deri në këtë fazë janë larguar nga bankinat 8 trajnerë, duke e bërë edhe më interesant rrugëtimin e Botërorit 2026 me të tilla lëvizje. Kjo “odise” dorëheqjesh ka nisur me Sabri Lamushi të Tunizisë, i cili u shkarkua që në humbjen e dytë. Tunizianët shënuan tre humbje me një golavarazh negativ 2-12, dhe Lamushi nuk i mbijetuar këtyre rezultateve negative. Më pas erdhi largimi i trajnerit të Çekisë, Miroslav Koubek, i cili me 1 barazim dhe 2 humbje u detyrua të largohet. Të njëjtën situatë tregoi edhe Stiv Klark i Skocisë, pasi me 3 pikë në Grupin C, nuk mundi ta kualifikojë skuadrën në turin e 1/16-ve. Hong Myung-bo i Koresë së Jugut u largua, pasi me 1 fitore e 2 humbje nuk arriti kualifikimin. Marcelo Bielsa i Uruguajit, dy herë fitues i Kupës së Botës, për 2 pikët dhe vëndin e 3-të në Grupin H e quajti dështim, ndaj preferoi largimin. Trajnerët Sebastian Bekaçse i Ekuadorit dhe Roland Kuman i Holandës, u larguan në fazën e 1/16-va. Holandezët u eliminuan nga Maroku me penallti, ndërkohë që ekuadorianët kapitulluan ndaj Meksikës. Këto janë rrethanat e largimeve të 6 trajnerëve, por ndoshta duhet të presim, pasi kjo “valë” largimesh mund të kapë të tjerë emra deri në mbyllje të turneut. Deri më 19 korrik që mbyllen ndeshjet me finalen, janë edhe dy javë për të pritur (ose jo), të tjera largime trajnerësh.

Trajnerët e larguar
Trajneri Komb.
Sabri Lamushi Tunizi
Miroslav Koubek Çeki
Stive Klark Skoci
Hong Myung-bo Kore J
Marcelo Bielsa Uruguaj
Sebastian Bekaçse Ekuador
Roland Kuman Holandë
Julian Nagelsman Gjermani
Grupi H
Skuadrat Nd P
Spanjë 3 7
Kepi Gjelbër 3 3
Uruguaj 3 2
Arabia Saudite 3 2
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Spanjë-Kepi Gjelbër 0-0
E martë, 16 qershor 2026
Arabia Saudite-Uruguaj 1-1
E dielë, 21 qershor 2026
Spanjë-Arabia Saudite 4-0
E hënë, 22 qershor 2026
Uruguaj-Kepi Gj 2-2
E shtunë, 27 qershor 2026
Kepi Gj-Arabia S 0-0
Uruguaj-Spanjë 0-1
Grupi I
Skuadrat Nd P
Francë 3 9
Norvegji 3 6
Senegal 3 3
Irak 3 0
Ndeshjet në Grup
E martë, 16 qershor 2026
Francë-Senegal 3-1
E mërkurë, 17 qershor 2026
Irak-Norvegji 1-4
E hënë, 22 qershor 2026
Francë-Irak 3-0
E martë, 23 qershor 2026
Norvegji-Senegal 3-2
E premte, 26 qershor 2026
Norvegji-Francë 1-4
Senegal-Irak 5-0
Grupi J
Skuadrat Nd P
Argjentinë 3 9
Austri 3 4
Algjeri 3 4
Jordani 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Argjentinë-Algjeri 3-0
Austri-Jordani 3-1
E hënë, 22 qershor 2026
Argjentinë-Austri 2-0
E martë, 23 qershor 2026
Jordani-Algjeri 1-2
E dielë, 28 qershor 2026
Algjeri-Austri 3-3
Jordani-Argjentinë 1-3
Grupi K
Skuadrat Nd P
Kolombi 3 7
Portugali 3 5
RD Kongo 3 4
Uzbekistan 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Portugali-RD Kongo 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Uzbekistan-Kolumbi 1-3
E martë, 23 qershor 2026
Portugali-Uzbekisistan 5-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Kolumbi-Kongo 1-0
E dielë, 28 qershor 2026
Kolumbi-Portugali 0-0
Kongo-Uzbekistan 3-1
Grupi L
Skuadrat Nd P
Angli 3 7
Kroaci 3 6
Gana 3 4
Panama 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Angli-Kroaci 4-2
E enjte, 18 qershor 2026
Gana-Panama 1-0
E martë, 23 qershor 2026
Angli-Ganë 0-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Panama-Kroaci 0-1
E shtunë, 27 qershor 2026
Kroaci-Ganë 2-1
Panama-Angli 0-2
Faza 1/16 e Finaleve
E dielë, 28 qershor 2026
Afrika J-Kanada 0-1 (1)
E hënë, 29 qershor 2026
Brazil-Japoni 2-1 (2)
Gjermani-Paraguaj 1-1 (3)
3-4 me penallti Paraguaji
E martë, 30 qershor 2026
Holandë-Marok 1-1 (4)
3-2 me penallti Maroku
Bregu F-Norvegji 1-2 (5)
Francë-Suedi 3-0 (6)
E mërkurë, 1 korrik 2026
Meksikë-Ekuador 2-0 (7)
Angli-RD Kongo 2-1 (8)
Belgjikë-Senegal 3-2 (9)
E enjte, 2 korrik 2026
SHBA-Bosnje H 2-0 (10)
Spanjë-Austri 3-0 (11)
E premte, 3 korrik 2026
Portugali-Kroaci 2-1 (12)
Zvicër-Algjeri 2-0 (13)
Australi-Egjipt 20:00 (14)
E shtunë, 4 korrik 2026
Argjentin-Kepi Gj 00:00 (15)
Kolumbi-Ganë 03:30 (16)
Faza 1/8 e Finaleve
E shtunë, 4 korrik 2026
Kanada-Marok 19:00 (a)
Paraguaj-Francë 23:00 (b)
E dielë, 5 korrik 2026
Brazil-Norvegji 22:00 (c)
E hënë, 6 korrik 2026
Meksikë-Angli 02:00 (d)
Portugali-Spanjë 21:00 (e)
E martë, 7 korrik 2026
SHBA-Belgjikë 02:00 (f)
Fitues15-Fitues14 18:00 (g)
Zvicër-Fituesi16 22:00 (h)




















