Giorgio Chiellini: Ronaldo dhe Messi janë dy alienë, të ngjashëm me Federer dhe Nadal

431
Sigal

Pas golit të 600 të Leo Messit në të gjitha kompeticionet për klube, në derbin mes Juventusit dhe Torinos, ylli portugez arriti në kuotën e 601 golave, duke vijuar sfidën e pafundme mes dy atletëve. Ashtu siç ka shpjeguar Giorgio Chiellini në intervistën pas ndeshjes, deklaroi se dueli mes Cristiano Ronaldos e Messit nuk ka fund, madje i krahasoi me Federer dhe Nadal në tenis.

“Për të thënë të vërtetën, Cristiano nuk ka folur për faktin që Messi arriti në kuotën e 600 golave, por ai kishte dëshirën për të shënuar që të mbetej para portugezit. Mua më duket sikur shoh Federer dhe Nadal. Një ditë që thuhet se është më i mirë njeri, ditën tjetër tjetri.

Si mund të zgjedhësh? Cristiano Ronaldo dhe Messi janë dy alieno dhe praktikojnë një tjetër sport ndryshe nga të gjithë ne. Mendoj se është fat që luajmë me ta apo të luftosh ndaj tyre në të njëjtën epokë”, deklaroi mbrojtësi i bardhezinjve.