Ditmar Bicaj: Parashikoj një finale europiane, Argjentina ka probleme

Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik

ANALIZË/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ditmar Bicaj, e përshkruan rrugëtim të vështirë në 96 ndeshje, edhe për skuadrat me emër të madh në kampionatet botërorë

Nga Agron KAJA

Sigal

Ditët e Botërorit 2026 kanë nisur të numërohen mbrapsht, sa do ta ndjejmë pas përfundimit të tij?

Është e natyrshme se do të ndjehen këto ditë me ndeshje. Deri në fund mund të kemi edhe surpriza, ndaj edhe ndjesia mbetet e madhe. Ekipet janë afruar mes tyre, edhe pse mes më të mëdhave tashmë nuk ka diferenca me skuadrat e voglat

Pas 8 skuadrave të kualifikuara në fazën çerekfinale, ku mendoni se mund të kishim tjetër emër në këtë fazë?

Do preferoja që të ishin Gjermani me Portugalinë, por shorti solli edhe përballje të forta si Spanja me Portugalinë. Tashmw futbolli ka treguar se, merr atë që jep në fushë, sikundër Gjermania me futbollin e vjetër që la shumë për të dëshiruar.

Cila ndeshje veçohet prej jush si më e mirë, me emocione dhe lojë, në fazën e 1/8-ve?

Besoj se Argjentinë-Egjipt 3-2, për mënyrën se si shkoi takimi. Por emocione kishte edhe sfida Brazil-Norvegji 1-2, sepse asnjë nuk e priste që Norvegjia të eliminonte Brazilin, me një “përbindësh” si Haland që mundi Brazilin e madh.

Po më e veçanta në ndeshjet që janë luajtur deri tani në fazën e 1/8-ve, cila ka qënë sipas jush?

Më e veçantë ka qënë ndeshja Argjentinë-Egjipt 3-2, sidomos me ato deklaratat e drejtuesve të Egjiptit, me sjellje jo profesionale. Trajneri egjiptian ia faturoi dështimin vetëm arbitrit, ku me golin e anuluar të Zikos, edhe kishin dyshime.

Nga dita e enjte kanë nisur ndeshjet e para çerekfinale me sfidën Francë-Marok, si e përshkruani?

Mendoj se Francë-Marok 2-0 pritej si një finale. Por Maroku nuk tregoi formën si në ndeshjet e tjera. Duhej të luante si i barabartë, se shancet ishin 50 me 50. Franca e meritoi kualifikimin në gjysmëfinale, pasi kontrrolloi lojën dhe rezultatin.

Dje u luajt sfida e dytë, Spanjë-Belgjikë, ishte si një finale europiane me aromë botërori?

Belgjika bëri mirë me Amerikën, por nuk ka shkëlqim të madh. Spanja ka lojtarë me eksperiencë që dinë të menaxhojnë me racionalitet çdo ndeshje. Ajo e zgjidhi sfidën me kualitetet e saj, ndërsa Belgjika kishte plus vetëm anën morale.

Ndeshjet çerekfinale do të mbyllen ditën e dielë me çiftin Argjentinë-Zvicër, mendoni se do ketë ndonjë surprizë?

Unë shikoj se Argjentina ka shumë probleme, sidomos në mbrojtje. Do ketë përballë një ekip ekspert si Zvicra, dhe këtu e mendoj Argjentinën se do të eliminohet. Ndoshta Mesi nuk do të mjaftojë përballë helvetëve ekspertë.

E keni një mendim se cilat skuadra mund të jenë finaliste të këtij kampionati botëror?

Duke parë nga “uria” dhe dëshira që ka, shikoj se Anglia mund të shkojë deri në finale, falë edhe dy “senatorëve” të mëdhenj, Kein dhe Belingham. Ndaj edhe parashikoj një finale Angli-Spanjë, ku edhe shncet mes tyre do jenë të barabarta.

Europa dominon në çerekfinale me 6 skuadra

Futbolli europian duket se do jetë kryefjalë e këtij Botërori deri në mbylljen e tij. Sepse deri në fazën çerekfinale janë kualifikuar 6 skuadra: Franca, Spanja, Belgjika, Anglia, Norvegjia dhe Zvicra. Përballë Argjentinës nga Amerika e Jugut dhe Marokut nga Afrika që u eliminua. Nga këto 6 skuadra mund të dalë edhe kampionia e re e Botës. Një kampione nga Europa? Këtë ta presim në finalen e 19 korrikut.

Rekordi i Jasin Bunu

Portieri i Marokut, Jasin Bunu, ka shkruar emrin mes portierëve legjendarë që kanë marrë pjesë në Botërorë. Pasi ka pritur penalltinë Mbape, ai e çoi në 4 numrin e penalltive të pritura në Kupën e Botës.

 

Grupi A  

Skuadrat              Nd     P

Meksikë                3        9

Afrika e Jugut       3        4

Kore Jugut            3        3

Çeki                      3        1

Ndeshjet në Grup

E enjte, 11 qershor 2026

Meksikë-Afrika J            2-0

E premte, 12 qershor 2026

Kore Jugut-Çeki             2-1

E enjte, 18 qershor 2026

Çeki-Afrika Jugut           1-1

E premte, 19 qershor 2026

Meksikë-Korea Jugut      1-0

E enjte, 25 qershor 2026

Çeki-Meksikë                 0-3

Afrika J-Korea J             1-0

 

Grupi B

Skuadrat              Nd     P

Zvicër                   3        7

Kanada                 3        4

Bosnje H               3        4

Katar                    3        1

Ndeshjet në Grup

E premte, 12 qershor 2026

Kanada-Bosnje H           1-1

E shtunë, 13 qershor 2026

Katar-Zvicër                   1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Zvicër-Bosnje H             4-1

E premte, 19 qershor 2026

Kanada-Katar                 6-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Bosnje H-Katar              3-1

Zvicër-Kanada               2-1

 

Grupi C

Skuadrat              Nd     P

Brazil                   3        7

Marok                  3        7

Skoci                    3        3

Haiti                     3        0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Brazil-Marok                 1-1

Haiti-Skoci                     0-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Skoci-Marok                  0-1

Brazil-Haiti                    3-0

E enjte, 25 qershor 2026

Marok-Haiti                   4-2

Skoci-Brazil                   0-3

 

Grupi D

Skuadrat              Nd     P

SH B A                 3        6

Australi                3        4

Paraguaj               3        4

Turqi                    3        3

Ndeshjet në Grup

E shtunë, 13 qershor 2026

SHBA-Paraguaj              4-1

E dielë, 14 qershor 2026

Australi-Turqi                2-0

E premte, 19 qershor 2026

SHBA-Australi               3-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Turqi-Paraguaj               0-1

E premte, 26 qershor 2026

Paraguaj-Australi            0-0

Turqi-SHBA                  3-2

 

Grupi E

Skuadrat              Nd     P

Gjermani              3        6

Bregu Fildishtë     3        6

Ekuador                3        4

Kuraçao                3        1

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Gjermani-Kuraçao          7-1

E hënë, 15 qershor 2026

Bregu F-Ekuador            1-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Gjermani-Bregu F           2-1

E dielë, 21 qershor 2026

Ekuador-Kuraçao           0-0

E enjte, 25 qershor 2026

Kuraçao-Bregu F            0-2

Ekuador-Gjermani          2-1

 

Grupi F

Skuadrat              Nd     P

Holandë                3        7

Japoni                  3        5

Suedi                    3        4

Tunizi                   3        0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Holandë-Japoni              2-2

E hënë, 15 qershor 2026

Suedi-Tunizi                  5-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Holandë-Suedi               5-1

E dielë, 21 qershor 2026

Tunizi-Japoni                 0-4

E premte, 26 qershor 2026

Japoni-Suedi                  1-1

Tunizi-Holandë              1-3

 

Grupi G

Skuadrat              Nd     P

Belgjikë                3        5

Egjipt                   3        5

Iran                      3        3

Zelanda e Re         3        1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Belgjikë-Egjipt               1-1

E martë, 16 qershor 2026

Iran-Zelanda Re              2-2

E dielë, 21 qershor 2026

Belgjikë-Iran                  0-0

E hënë, 22 qershor 2026

Zelenda Re-Egjipt          1-3

E shtunë, 27 qershor 2026

Egjipt-Iran                     1-1

Zelandë R-Belgjikë         1-5

 

Faza gjysmëfinale

E martë, 14 korrik 2026

Francë-Fituesi B   21:00 (1)

E mërkurë, 15 korrik 2026

FituesiC-FituesiD 21:00 (2)

Vëndi i tretë

E shtunë, 18 korrik 2026

Humbës1-Humbës2 23:00

Finalja

E dielë, 19 korrik 2026

Fituesi1-Fituesi2   21:00

 

Messi vendos rekord me penalltitë e humbura

Messi është i pari në histori që dështon me penalltitë e humbura në Botëror. Ai do të kujtohet për rekordet e shumta që ka vendosur në Kupën e Botës, por në ndeshjen ndaj Egjiptit vendosi një tjetër. Me penalltinë e humbur, hyri në histori si lojtari i parë në Botërorë që humb dy penallti në të njëjtin edicion. Ai gaboi një penallti më parë në fazën në grupe ndaj Austrisë, e më pas edhe ndaj Egjiptit.

Faza çerekfinale

E enjte, 9 korrik 2026

Francë-Marok       2-0    (A)

E premte, 10 korrik 2026

Spanjë-Belgjikë    21:00 (B)

E shtunë, 11 korrik 2026

Norvegji-Angli     23:00 (C)

E dielë, 12 korrik 2026

Argjentinë-Zvicër 03:00 (D)

Ndeshjet luhen me një takim

 

 

SHIFRA&FAKTE/ Nga Lamushi te Daliç, si janë rrëzuar bankinat e 14  skuadrave, me dhe pa dorëheqie

Efekti “domino” te largimi i trajnerëve në Botëror

Nga ndeshjet në grupe dhe deri në mbylljen e sfidave në fazën e 1/8-ve, ky edicion i Kupës së Botës ka qenë edhe si një mallkim për trajnerët e disa prej skuadrave pjesëmarrëse, sepse në 14 prej tyre janë larguar nga pankinat, me shkarkim apo edhe me dorëheqje. Këtë “lojë bankinash” e nisi Tunizia, e cila në tre ndeshjet e grupit F regjistroi 3 humbje dhe largoi dy trajnerë në harkun e vetëm pak ditëve, Sabri Lamouchi dhe Herve Renard. Më pas, listës së trajnerëve të larguar i shtohet edhe një emër tjetër dhe bëhet fjalë për trajnerin e Miroslav Kubek të Çekisë, Stiv Klark të Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut dhe Marcelo Bielsa i Uruguajit, të cilët qëndruan në bankinë në 270 minutat e tre ndeshjeve në grupet respektive. Listës iu shtua edhe Karlos Kueiroz i Ganës, i cili e la postin pas vetëm 3 muajsh. Ndërsa Sebastian Bekaçse i Ekuadorit, u përfol se e kishte realizuar synimin personal, ndaj u largua, ndërkohë që “dorëheqien” ia kishin detyruar kartelet mafioze meksikane. Radha e këtij efekti “domino” ishte për dy emra që drejtonin skuadra të mëdha në Europë e Botë. Julian Nagelsman i Gjermanisë u largua me vështirësi, pas dështimit me penalltin në ndeshjen e 1/16-ve ndaj Paraguajit. Një ditë më vonë u largua Ronald Kuman i Holandës, pas dështimit me panellti ndaj Marokut. Deri në ndeshjen e fundit të fazës së 1/8-ve, kjo lojë do të mbyllej me spanjollin Roberto Martinez të Portugalisë, pas humbjes 0-1 me Spanjën në fazën e 1/8-ve, njëherësh edhe largimi i Zllatko Daliç nga bankina e Kroacisë pas 9 viteve drejtimi. Havier Magire i Meksikës, Jamal Salami i Jordanisë dhe Hugo Bros i Afrika e Jugut, kompletuam efektin “domino” të largimit të trajnerëve. Si anjëherë në këtë event, por i pari me 48 skuadra, largohen kaq shumë trajnerë brenda turneut.

Trajneri Martinez, “viktima” që drejtoi kundër vendit të tij

Pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në fazën e 1/8-ve, trajneri Roberto Martinez bëhet viktima e radhës, si trajneri që drejton kundër vendit të tij. Ai nuk arriti të thyente “tabunë” e Kupës së Botës, pasi në histori asnjë trajner nuk ka mundur të fitojë me eliminim direkt kundër vendit të origjinës. Martinez ishte i 7-ti në listë, nisur nga Botërori 1938.

Grupi H

Skuadrat              Nd     P

Spanjë                  3        7

Kepi Gjelbër         3        3

Uruguaj                3        2

Arabia Saudite      3        2

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Spanjë-Kepi Gjelbër       0-0

E martë, 16 qershor 2026

Arabia Saudite-Uruguaj 1-1

E dielë, 21 qershor 2026

Spanjë-Arabia Saudite    4-0

E hënë, 22 qershor 2026

Uruguaj-Kepi Gj             2-2

E shtunë, 27 qershor 2026

Kepi Gj-Arabia S            0-0

Uruguaj-Spanjë              0-1

 

Grupi I

Skuadrat              Nd     P

Francë                  3        9

Norvegji               3        6

Senegal                 3        3

Irak                      3        0

Ndeshjet në Grup

E martë, 16 qershor 2026

Francë-Senegal               3-1

E mërkurë, 17 qershor 2026

Irak-Norvegji                 1-4

E hënë, 22 qershor 2026

Francë-Irak                    3-0

E martë, 23 qershor 2026

Norvegji-Senegal            3-2

E premte, 26 qershor 2026

Norvegji-Francë             1-4

Senegal-Irak                   5-0

 

Grupi J

Skuadrat              Nd     P

Argjentinë            3        9

Austri                   3        4

Algjeri                  3        4

Jordani                 3        0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Argjentinë-Algjeri          3-0

Austri-Jordani                3-1

E hënë, 22 qershor 2026

Argjentinë-Austri           2-0

E martë, 23 qershor 2026

Jordani-Algjeri               1-2

E dielë, 28 qershor 2026

Algjeri-Austri                 3-3

Jordani-Argjentinë          1-3

 

Grupi K

Skuadrat              Nd     P

Kolombi               3        7

Portugali               3        5

RD Kongo            3        4

Uzbekistan           3        0

Ndeshjet në Grup              

E mërkurë, 17 qershor 2026

Portugali-RD Kongo       1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Uzbekistan-Kolumbi       1-3

E martë, 23 qershor 2026

Portugali-Uzbekisistan    5-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Kolumbi-Kongo             1-0

E dielë, 28 qershor 2026

Kolumbi-Portugali          0-0

Kongo-Uzbekistan          3-1

 

Grupi L

Skuadrat              Nd     P

Angli                    3        7

Kroaci                  3        6

Gana                    3        4

Panama                3        0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Angli-Kroaci                  4-2

E enjte, 18 qershor 2026

Gana-Panama                 1-0

E martë, 23 qershor 2026

Angli-Ganë                    0-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Panama-Kroaci              0-1

E shtunë, 27 qershor 2026

Kroaci-Ganë                   2-1

Panama-Angli                0-2

Faza 1/8 e Finaleve

E shtunë, 4 korrik 2026

Kanada-Marok      2-0    (a)

Paraguaj-Francë    0-1    (b)

E dielë, 5 korrik 2026

Brazil-Norvegji     1-2    (c)

E hënë, 6 korrik 2026

Meksikë-Angli      2-3    (d)

Portugali-Spanjë    0-1    (e)

E martë, 7 korrik 2026

SHBA-Belgjikë     1-4     (f)

Argjentinë-Egjipt 3-2    (g)

Zvicër-Kolumbi    0-0     (h)

Zvicra 4-3 me penallti    

 

Faza 1/16 e Finaleve

E dielë, 28 qershor 2026

Afrika J-Kanada   0-1    (1)

E hënë, 29 qershor 2026

Brazil-Japoni        2-1    (2)

Gjermani-Paraguaj 1-1    (3)

3-4 me penallti Paraguaji

E martë, 30 qershor 2026

Holandë-Marok    1-1    (4)

3-2 me penallti Maroku

Bregu F-Norvegji  1-2    (5)

Francë-Suedi        3-0    (6)

E mërkurë, 1 korrik 2026

Meksikë-Ekuador 2-0    (7)

Angli-RD Kongo  2-1    (8)

Belgjikë-Senegal   3-2    (9)

E enjte, 2 korrik 2026

SHBA-Bosnje H   2-0    (10)

Spanjë-Austri        3-0    (11)

E premte, 3 korrik 2026

Portugali-Kroaci   2-1    (12)

Zvicër-Algjeri       2-0    (13)

Australi-Egjipt      1-1    (14)

2-4 me penallti Egjipti

E shtunë, 4 korrik 2026

Argjentin-Kepi Gj 3-2    (15)

Kolumbi-Ganë      1-0    (16)