Opozita e Bashkuar/ Takime në bazë: Edhe 15 kryebashkiakë të 30 qershorit rezultojnë me rekorde kriminale. Së shpejti faktet

407
Sigal

Lulzim Basha: 15 kryebashkiakë të 30 qershorit, me të kaluar kriminale

 

PD-ja po kalon në filtër dhe ka të dhëna konkrete edhe për kryebashkiakë të tjerë me rekorde kriminale. Lulzim Basha, kryetari i PD-së dje foli për 15 kryebashkiakë të tjerë të lidhur me krimin. Lulzim Basha: E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasë, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek. Në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër. Ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Është një thirrje për Partinë Socialiste për t’u shkundur dhe për t’u tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të Evropës, një nga partitë më të kriminalizuara të globit. Është interes kombëtar edhe për Partinë Demokratike dekriminalizimi i shpejtë i politikës dhe dekriminalizimi i Partisë Socialiste”, tha Basha. Emergjencën e sheh te lidhja e krimit me politikën, ndërkohë që shprehet i hapur që qytetarët të jenë ata që do të zgjedhin sistemin zgjedhor.