Të dhënat jo të sakta në profil, Twitter pezullon Gent Cakajn

644
Sigal

Në javën e fundit të vitit, kur kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabinet, propozimi për postin e ministrit të Jashtëm ngjalli jo pak debate. Gent Cakaj, 28-vjeçari nga Kosova u përzgjodh nga Rama për të qenë pasuesi i Bushatit.

Gëzimin e madh për këtë detyrë, nuk e fshehu as vetë Cakaj, i cili tejkaloi procedurat që parashikon Kushtetuta, dhe të dhënave të tij në Twitter, u shtoi edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, edhe pse duhej që fillimisht të dekretohej nga Presidenti, më pas të votohej në parlament, dhe pastaj të bënte betimin.

Lajmi u pasqyrua gjerësisht thuajse në të gjitha portalet dhe Cakaj vendosi të reagonte duke e fshirë.

Por nëse do të klikosh sot profilin në Twitter të Cakajt shfaqet një njoftim i cili bënte të ditur se profili është mbyllur nga dhe nuk është më aktiv. Twitter ka ndërhyjë duke ju referuar të dhënave jo të vërteta të vendosura nga Cakaj në profilin e tij, duke i dhënë vetes një detyrë të cilën nuk e kishte.