Çështja ‘Cakaj’, Mërtiri: Nuk ja ka fajin Meta se s’kishte certifikatë

611
Sigal

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të jashtëm.

Me anë të një postimi në facebook,  Ergys Mërtiri thotë se Gent Caka mund te jete një ministër i shkëlqyer, por fajin për mos aplikimin për certifikatën e sigurisë nuk ia ka Presidenti.

“Rama t’i kerkoje falje te gjithe shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, per menyren sesi qeveris dhe per konsideraten qe ka per ligjet e shtetit”- thotë ndër të tjera Ergys Mërtiri

Ja statusi i plotë i Mërtirit:

Genti Caka mund te jete nje minister i shkelqyer, por fajin per mosaplikimin per certifikaten e sigurise nuk ia ka Presidenti. Keshtu Kryeministri, perpara te strehohet tek nacionalizmi (si te gjithe kopuket), duke i kerkuar Kosoves falje per mosdekretimin e ministrit te jashtem, le ti kerkoje falje te gjithe shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, per menyren sesi qeveris dhe per konsideraten qe ka per ligjet e shtetit.

Mbi te gjitha Kosova nuk ka nevoje qe te kete dy ministra plus per ambalazh mediatik ne Shqiperi, por qe “vendi ame” te beje hapat e duhur qe forcojne pozitat e shqiptareve ne rajon, gje qe kjo qeveri, jo vetem nuk e ka bere, por e ka menderosur.