Tare: Po të mos ishte COVID-19, Muriqi nuk do të kishte kushtuar kaq lirë

317
Sigal

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë me dije se sulmuesi, Vedat Muriqi, nuk do të ishte blerë lirë, ndoshta fare nëse COVID-19 nuk do të ekzistonte.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, pas vetëm një sezoni te Fenerbahçe, u transferua në Itali për ta shijuar Serinë A.

“Nëse nuk do të jetonim në kushtet e COVID-19, nuk do të blinim dot Vedatin për shifrën që e morëm. Mbase nuk do e merrnim fare. Pandemia na dha mundësinë që të firmosnim me të”, tha Tare për Sporx.

Ekipi italian pagoi 20 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit të ‘Dardanëve’.