Teuta, “Mbretëreshë” e Shëngjinit. Shtatorja e mbretëreshës ilire vendoset në qytetin turistik

Kjo shtatore e Mbretëreshës Teuta iu shtua panoramës së Shëngjinit. Me një gjatësi prej 9 metrash e lartë, ajo është vendosur në ballkonin panoramik të qytetit, në aksin Shëngjin–Velipojë, përballë peizazhit të Ranës së Hedhun.

Figura e Mbretëreshës Ilire është menduar të jetë jo vetëm një vepër monumentale, por edhe një pikë e re interesi për vizitorët që mbërrijnë në këtë pjesë të bregdetit.

Sigal

Vendosja e saj u shoqërua me një ceremoni, ku në qendër ishte figura e Teutës dhe rëndësia e saj në historinë ilire.