Tirana-Partizani, ja kush do të jetë gjyqtari i derbit të kryeqytetit

592
Gjyqtai Sokol Jareci ia ka besuar sërish ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit gjyqtarit të njohur të kampionatit shqiptar Kridens Meta. Trupa plotësohet me dy gjyqtarët anësor, Nertil Bregasi dhe Rejdi Avdo.
Sigal

Ky i fundit, së bashku me gjyqtarin anësor të FIFA-s, Rejdi Avdo, kanë qenë të pranishëm edhe në derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit, ku të kuqtë fituan edhe titullin kampion.

Federata i ka besuar eksperiencës së Metës dhe ndihmësve të tij për të gjykuar një sfidë shumë të rëndësishme të kampionatit që është edhe vitrina e futbollit shqiptar. Kridens Meta është sekretari i Kolegjiumit të Tiranës dhe arbitri më me eksperiencë në top-listën e Kategorisë Superiore të kampionatit shqiptar.

Image