Shqipëria në lojërat Olimpike në Tokio

320
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike morën dje në dorëzim, flamurin kombëtar kuq e zi, nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të nisen për në Tokio. Për këtë u organizua një ceremoni në Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverisë zgjodhi që flamurin t’ia dorëzonte dy sportistëve të njohur të përfaqësueses shqiptare, atletes Luiza Gega, si dhe peshëngritësit Briken Çalja, ceremoni që u shoqërua edhe me himnin kombëtar. Emocion i veçantë, pasi është viti i Olimpiadës. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë.

“Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër.  Misioni themelor i Komitetit Olimpik Shqiptar,  është krijimi i lëvizjes olimpike. Ne jemi të dëshiruar dhe të motivuar që t’i japim një shtytje të re lëvizjes sportive në shkolla, që është në fazë embrionale pas ndërprerjes së saj në dekada. Njëkohësisht mendoj se, janë krijuar kushtet që kjo lëvizje, të hyjë në një fazë të re, që të nisë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë, përtej përpjekjeve që bën qeveria, varet në një masë të konsiderueshme nga Komiteti Olimpik. Uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave, sido që të jetë rezultati e keni kryer detyrën dhe misionin.”, –  tha  kryeministri Rama.